Nga mbledhja e 54-t: Përcaktohet Propozim-ligji për konsumatorët, i cili parashikon sanksione për praktika jo të ndershme tregtare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 54-t e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve me procedurë të shkurtuar dhe Informacionin për nevojën e hartimit të Ligjit për praktika të padrejta tregtare me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve.

Me këto ligje të propozuara, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë vendi i parë në rajon me praktikë ligjore të vendosur ndaj praktikave të padrejta tregtare. Sipas ndryshimeve të propozuara, rregulloret evropiane sigurojnë nivel të lartë mbrojtjeje të të drejtave të konsumatorit dhe garantojnë kushte më të lehta biznesi, si dhe shmangin e një çekuilibër në fuqinë e negociatave në mes furnizuesve dhe blerësve të produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Për shkeljen e të drejtave të konsumatorëve parashikohet e drejta e kompensimit të dëmit, ulje proporcionale e çmimit dhe ndërprerjen e kontratës, ndërsa për tregtarët parashikohen gjoba nga 500 deri në 10.000 euro, në varësi nëse bëhet fjalë për tregtar të mikro apo të mëdhenj, ndërsa në disa raste parashikohet edhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë prej në tre muaj deri në dy vite.

Në Kuvend do të dërgohet edhe Propozim-ligji i miratuar për ndryshimin e Ligjit për  ekzekutimin e sanksioneve, me procedurë të shkurtuar. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve u referohen vendosjes së barazisë së punonjësve në policinë e burgjeve me të ardhurat më të ulëta duke vendosur të njëjtën masë të pagës minimale ligjore, në përputhje me Ligjin për ndryshimin e ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Mes tjerash, në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes u miratua Vendimi për të dërguar 31 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në NATO në operacionin “KFOR” në Republikën e Kosovës, në periudhë prej gjashtë muaj, llogaritur prej muajit gusht të vitit 2022, si dhe Vendim për dërgimin e dy pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në ushtrimin “Anatolian Eagle 22” në Republikën e Turqisë.
             
Gjithashtu u miratua edhe Vendimi për miratimin, hyrjen dhe qëndrimin e 33 pjesëtarëve të Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG (SOUTH EAST EUROPE BRIGADE – SEEBRIG), nga Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Greqisë, Republika e Rumanisë dhe Republika e Turqisë, me mjete materiale – teknike, automjete dhe pajisje ushtarake në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat së bashku me nëntë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë në kryerjen e detyrave në Komandën e Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG.

Ministrat e shqyrtuan dhe e miratuan ropozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe Maqedonisë dhe Qeverisë së Serbisë për themelimin e qendrave kulturore-informative në Beograd dhe në Shkup.

Me dokumentin modulohet korniza juridike me të cilën rregullohen të drejtat dhe obligimet e të dy shteteve sa i përket punës së qendrave kulturore.

Qendrat kulturore, sipas politikës së fqinjësisë së mirë kontribuojnë për popullarizim dhe prezantim të traditës, kulturës dhe artit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qendrat e tilla mundësojnë informim me kohë dhe burimor të qytetarëve për rrjedhat aktuale kulturore në të dyja shtete gjegjësisht përfaqëson urë për bashkim dhe njohje të ndërsjellë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për realizim të projektit për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme për verën 2022.

Gjatë kësaj, e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të miratojë Program për pushim njëjavor veror të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme për sezonin verë 2022, për çka do të publikohet thirrje në ueb-faqen e Ministrisë dhe Punës dhe Politikës Sociale dhe në Qendrat për Punë Sociale, pas çka do të ndërmerren aktivitetet e nevojshme për realizim efikas të këtij projekti.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbedhje e sotme e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin qershor të vitit 2022 me obligimin e Fondit për sigurim pensional dhe invaliditor të Maqedonisë së Veriut të dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat afariste më së voni më 27.06.2022. 

Me këto rekomandime, bankat do t’u sigurojnë pensionistëve që të mund të posedojnë pensionet e qershorit përmes rrjetit të bankomateve dhe ekspoziturat e bankave që nga 28.06.2022.

Tërheqja e pensioneve në para të gatshme për klientët që nuk përdorin kartela,  realizohet në katër grupe sipas lartësisë së pensionit:

  • Për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 28.06.2022(e martë);
  • Për pensione në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.06.2022(e mërkurë);
  • Për pensione në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.06.2022(e enjte); dhe
  • Për pensione në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 01.07.2022(e premte).