Kovaçevski: Paga minimale është rritur për 100% në mandatin e kësaj Qeverie, pagat vazhdojnë të rriten

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, sot duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve theksoi se në mandatin e kësaj Qeverie paga minimale është rritur për 100% dhe pagat vazhdojnë të rriten.

“Nëse 6 vite më parë nevojiteshin 4,25% paga minimale për të mbuluar një shportë konsumatore, tani duhen 2 paga minimale për të mbuluar 1 shportë konsumatore. Të gjithë ju kritikuat pse qëndrova pas rritjes së pagës minimale, madje edhe nga VMRO-DPMNE-ja, ekonomistët që i respektoj dolën publikisht dhe thanë se nuk duhet të rritet paga minimale. Ata kishin konceptin e tyre, por unë konsiderova se ky koncept ishte ai që duhej ndjekur. E dyta, nëse e shikojmë pagën mesatare, ajo është ngritur mbi 60 euro, mbi 31.000 denarë, pse, sepse mënyra e mbështetjes së investimeve dhe subvencionimit të investimeve, që dikur ishte subvencionim i investimeve për krijimin e vendeve të punës me fuqi punëtore të lirë, tani është subvencionimi i vendeve të punës për shkak të punëve më të paguara. Tani nëse shkojmë në ZZHTI, të gjitha vendet e punës janë me pagë mbi mesataren”, tha Koaçevski.

Kryeministri Kovaçevski tha se në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2016 nuk ka rritje më të madhe të pagave prej 5% në fusha të ndryshme, sepse atëherë vendi është promovuar si vend i fuqisë punëtore të lirë dhe janë krijuar 14 mijë vende pune me paga prej 9 mijë denarë në zonat teknologjike industriale.

“Sot kemi rritje të pagave, pra harxhimet  janë rritur për 13.5 për qind që atëherë dhe vetëm paga minimale është rritur për 100 për qind.  Paga e mjekëve është rritur nga 5 në 25 për qind, mësuesit kanë historikisht rritjen më të madhe të pagave, të mos harrojmë në 10 vjet që kanë pasur një rritje 5 deri në 6 për qind. Tashmë kanë 21 kumulative deri më tani dhe me kontratën e re me  SASHK-ut  do të jetë plus 14 për qind dhe rritje shtesë nga viti i ardhshëm, e njëjta gjë vlen edhe për profesorët universitarë. E përderisa tashmë janë duke u zhvilluar negociatat me SASHK-un, të cilat besoj se do të japin fryte, jo vetëm për rritje të pagave, por edhe kthimin e K-15.

Do të sillet një ligj i ri në të cilin do të ketë, gjegjësisht  do të dihet se kush e ka pagën më të madhe, nëse do të jetë presidenti i vendit, a do të jetë kryetari i Gjykatës së Lartë siç është  e rregulluar  në shumicën  e vendeve të  BE-së, jo më të mëdha paga që kanë drejtorë të ndërmarrjeve publike, asistentë të ndërmarrjeve publike që drejtojnë kompani me humbje dhe kanë disa kontrata fiktive që janë shpikur në atë kohë, në kompani shtetërore që nuk dihet se sa është paga e tyre dhe sa kanë  bonuse të vendosura brenda, dhe kjo gjë do të dakordohet dhe me sindikatin”, tha Kryeministri Kovaçevski.