Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrje publike për dorëzimin e Kërkesave nga shkollat, komunat dhe qyteti i Shkupit për financimin e projekteve për ndërtimin zgjerimin

Në drejtim të përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkolla, si një nga faktorët bazë nga i cili varet cilësia e procesit edukativo -arsimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për financimin e projekteve për ndërtim, zgjerim, mbindërtim . dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore të shkollave fillore dhe të mesme shtetërore, komunale dhe shkollave nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, me mjete financiare nga buxheti i Ministrisë.

Aplikimi nga ana e Shkollës , Komunës dhe Qytetit të Shkupit bëhet me dorëzimin e formularit të kërkesës së plotësuar, fletë pronësimin për objektin e shkollës i cili është lëndë e kërkesës dhe projekt bazë. Secila komunë, gjegjësishtë Qyteti i Shkupit mund të paraqesin disa kërkesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për realizimin e projekteve. Aplikimi nga ana e Shkollës , Komunës dhe Qytetit të Shkupit bëhet me dorëzimin e formularit të kërkesës së plotësuar, fletë pronësimin për objektin e shkollës i cili është lëndë e kërkesës dhe projekt bazë. Secila komunë, gjegjësishtë Qyteti i Shkupit mund të paraqesin disa kërkesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për realizimin e projekteve. Kërkesat në procedurën e mëtejshme do të vlerësohen dhe do të rangohen në mënyrë përkatëse nga ana e komisionit i formuar me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në bazë të kritereve të caktuara më parë.

Thirrja publike do të zgjasë deri më 10 gusht 2022 deri në ora 16:00 dhe është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Për të gjitha pyetjet shtesë, subjektet të cilëve u referohet thirrja mund t'i drejtohen me shkrim Njësisë për investime kapitale, përmes arkivit të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës (Rr. "Shën Kirili dhe Metodi", nr. 54, 1000 Shkup).

Ministria apelon deri te shkollat, komunat dhe Qytetii i Shkupit që të shfrytëzojnë mundësinë në interes të nxënësve dhe punonjësve të shkollave për të aplikuar në thirrje, duke u bërë kështu përfitues potencial të mjeteve të ofruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për përmirësimin e kushteve për përcjelljen dhe realizimin e mësimdhënies.