Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske tha se procesi konsultativ për propozimin evropian ende nuk ka përfunduar dhe bisedimet vazhdojnë.
“Sa i përket konsultimeve, tashmë kemi pasur një takim fillestar me partnerët e koalicionit, të cilit ajo ju është prezantuar, disa prej atyre partnerëve të koalicionit tashmë kanë shprehur qëndrime pozitive për propozimin që kemi marrë, disa prej tyre do ta bëjnë këtë do të thonë qëndrimet e tyre në periudhën e ardhshme, normalisht kemi komunikim me partnerët tanë të koalicionit”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kovaçevski theksoi se për konsultim kanë mbetur edhe një pjesë e partive opozitare.
“Sot në mëngjes pata një bisedë telefonike me z. Ziadin Sela, që ndoshta nesër të takohemi me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane për t'i paraqitur dhe sqaruar propozimin që kemi në tryezë në tërësi. Kryetari i Kuvendit është pjesë e Këshillit të Sigurisë dhe diskutimi në Kuvend do të bëhet sipas procedurave të Kuvendit të RMV-së, sepse Qeveria nuk mund ta udhëzojë se në çfarë mënyre Kuvendi do ta zhvillojë diskutimin”, deklaroi Kovaçevski