Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dënoi sulmet ndaj policisë, duke theksuar se edhe pse protestat janë e drejtë demokratike, dhuna nuk mund të justifikohet me asgjë.
“Ajo që ndodhi mbrëmë para Kuvendit nuk është fytyra e vërtetë e Republikës evropiane të Maqedonisë së Veriut, një vend anëtar i NATO-s. Protestat janë një e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk mund të justifikohet me asgjë.
Dënoj ashpër sulmin ndaj policisë, që mbrëmë ishte në krye të detyrës, duke mbrojtur me profesionalizëm qytetarët dhe institucionet shtetërore.
Dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për asnjë problem. Unë do t'u them nxitësve në protesta - mos manipuloni dhe mos abuzoni me të rinjtë për të arritur qëllimet tuaja politike. Skenari juaj mbrëmë rezultoi në mbi 40 policë të plagosur dhe dhjetra të arrestuar. 27 prilli nuk do të ndodhë më”, thuhet në statusin e Kryeministrit Kovaçevski në Facebook.