Pas 17 viteve të statusit kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut sot, më 19 korrik 2022, në Bruksel, fillon bisedimet për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Fillimi i bisedimeve do të shënohet me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të paraparë në orën 09:30 në Këshillin e Bashkimit Evropian, ku si udhëheqës i delegacionit maqedonas do të mbajë fjalim Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski mund ta ndiqni në këto linqe:
Fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në gjuhën maqedonase
Fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në gjuhën angleze
Menjëherë pas konferencës ndërqeveritare është planifikuar edhe konferenca për shtyp në orën 11:00, ku do të mbajë fjalim Kryeministri Kovaçevski.
Konferencën për shtyp mund ta ndiqni në këto linqe:
Konferenca për shtyp në gjuhën maqedonase
Konferenca për shtyp në gjuhën angleze
Sipas agjendës së sotme, para mbajtjes së konferencës ndërqeveritare, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të takohen me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, dhe Kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, si përfaqësues i Presidencës Çeke.
Menjëherë pas takimit, në orën 09:15 janë paraparë deklarata të përbashkëta të cilat mund ti ndiqni në këto linqe:
Deklarata në gjuhën maqedonase
Në kuadër të vizitës historike në Bruksel, për sot pasdite është paralajmëruar edhe fillim i skriningut për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe drekë pune e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë Oliver Varheji, ku do të marrin pjesë të dyja delegacionet.
Si pjesë e delegacionit zyrtar në Bruksel udhëtuan edhe zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi, zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Qeverisë, të cilët janë të shoqëruar nga ambasadorja Agneza Rusi Popovska, shefe e Misionit pranë BE-së.