Sipas agjendës së sotme të delegacionit qeveritar, takimi për fillimin e procesit të skriningut fillon pasdite në Bruksel. Në këtë takim për skrining fjalën hyrëse dhe shpjegimin e qëndrimeve të shtetit do të ketë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane - Bojan Mariçiq, ndërsa do të flasë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Skriningu do të përbëhet nga dy nënfaza ose procese. Një nga proceset është një skrining shpjegues, gjatë të cilit Komisioni Evropian do të përditësojë ligjin përkatës të BE-së, duke qenë se kanë kaluar disa vite nga mbajtja e takimeve fillestare shpjeguese dhe njëkohësisht do të zhvillohet një proces tjetër shqyrtimi dypalësh.
Nëpërmjet procesit dypalësh, vendi do të duhet të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me ligjin e BE-së dhe planet për përputhshmëri të mëtejshme, duke ndërtuar kapacitete institucionale dhe administrative, si dhe burimet e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.
Këto procese do të zbatohen në një periudhë që do të zgjasë të paktën një vit dhe sipas Metodologjisë së re në nivel klasterësh.
Kalendari për zbatimin e skriningut do të defnohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian.