„Në këtë ditë historike për Maqedoninë e Veriut, ku u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE-në, duke hapur proçesin e pranimit të vendit në familjen evropiane, fillon një kapitull i ri për “gjuhën maqedonase”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Bruksel.
„Gjuha që flitet në skenat e teatrove maqedonase, që këndohet në skenat e koncerteve, në të cilat shkruhet proza dhe poezia maqedonase, tash e tutje jo vetëm që do të mbrohet, por edhe do të përjetojë një promovim të ri, sepse Fjala maqedonase do të jehojë ende në shumë kultura të reja ku deri më tani ka prekur shumë pak - theksoi ministrja.
Ajo siguron se me fillimin e negociatave, gjuha, si themel i maqedonasve, saktësohet pa plotësime dhe sqarime. Kjo hap dyert që gjuha maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian.
„Kënaqësia e kësaj dite është e madhe, kur pas 17 vitesh të marrjes së vendimeve të vështira, të rëndësishme, patriotike, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo çfarëdo tjetër, janë në anën e duhur. Maqedonia e Veriut natyrshëm, vlerat dhe qytetërimi i takon familjes evropiane. Vendi ynë është në Bashkimin Evropian. Deri më tani e kemi dëshmuar shumë herë se jemi një partner i besuar i Bashkimit Evropian – thotë ajo.
Kostadinovska-Stojçevska është e vendosur që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, në interes të qytetarëve dhe Qeveria punon me përkushtim në kuadër të nismave autentike për përshpejtimin e proçesit të integrimit në BE. E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është evropiane.