Në takimin e pestë të Komitetit Drejtues të Projektit IPA 2017: Përforcimi i e-Qeverisë, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, i pëshëndeti të pranishmit, duke i uruar për punën e suksesshme të deritanishme, për të cilën janë zhvilluar rreth 135 shërbime elektronike.
Ministri Aliti, theksoi se digjitalizimi i shërbimeve është angazhimi ynë si MSHIA dhe i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të lehtësohet dhe përmirësohet jetesa e qytetarëve dhe bizneseve,
Në këtë kontekst, ministri Aliti potencoi se me rëndësi është edhe zgjerimi i përfshirjes së shërbimeve të reja inovative dhe zhvillimi i Regjistrit të Autorizimeve, me çka do të mundësohet edhe lëshimi i autorizime të shërbimeve për personat e tretë.
Ministri, bëri thirrje për përpjekje maksimale që ky projekt të jetë me prioritet të lartë, me qëllim që të mund të realizohet me sukses.