Reformat më të mëdha në financat publike në dy dekadat e fundit, në të cilat do të ndërtohet një sistem që do të prodhojë norma më të larta të rritjes ekonomike dhe standard më të mirë të jetesës për qytetarët, ishin temë e takimit midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në të cilin morën pjesë edhe udhëheqësit e sektorëve në Ministrinë e Financave. Bëhet fjalë për Ligjin e ri reformues për buxhete (Organic Budget Law), i mbështetur nga të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si dhe nga partitë politike, dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale. Këto ligje, të cilat janë në fazën përfundimtare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë krijuar sipas shembullit të praktikave më të mira botërore dhe evropiane dhe sjellin reforma të mëdha që nga planifikimi deri në realizimin e buxhetit të shtetit dhe të njësive të vetëqeverisjes lokale, duke vendosur rregulla fiskale dhe këshill fiskal, si dhe stimulim të shkallës së lartë të llogaridhënies dhe transparencës.
Në takim është theksuar se në kohë të sfidave të mëdha, siç janë kriza e çmimeve dhe energjetikës, nuk duhet humbur fokusi ndaj reformave sistematike. edhe krahas krijimit të masave aktuale, të cilat duhet t’i mbrojnë qytetarët dhe ekonominë duhet të punohet më tej në avancimin e sistemit. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet stabiliteti, ndërsa në afat të mesëm edhe të arrihen rezultate më të mira ekonomike, është theksuar në takim.
Të dyja ligjet reformuese në thelb e ndryshojnë sistemin e deritanishëm të funksionimit të financave publike. Ligji për buxhete vendos një kornizë afatmesme dhe qëllime të qarta për arritjen e rritjes së qëndrueshme, si dhe një sistem të integruar që ndjeshëm do ta përmirësojë cilësinë nga planifikimi deri në realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve publike. Gjithashtu vendosen kufij për borxhin dhe deficitin në drejtim të angazhimit për konsolidim fiskal, por dhe Këshill fiskal që në mënyrë të pavarur do t’i mbikëqyrë këto procese. Ndryshimet e Ligjit për financim të komunave bazohen në tre shtylla: përmirësimin e kapacitetit fiskal të komunave dhe rritjen e të hyrave të tyre, rritjen e disiplinës fiskale të komunave dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së tyre. Me këtë ligj mundësohen të hyra më të larta të komunave me rritjen e pjesës së tyre në përfshirjen e taksave, por, edhe rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në shpenzimin e parave.
Pas miratimit të këtyre ligjeve nga ana Kuvendit, siç theksojnë nga Qeveria, saktë përmes planeve konkrete të realizimit do të fillojë zbatimi i tyre. Ato do të zhvillohen njëkohësisht me zbatimin e masave antikrizë për mbrojtjen e qytetarëve dhe firmave nga kriza aktuale, me qëllim që të optimizohet sistemi, nga i cili pritet pas krizës t’i japë normat e dëshiruara më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike.