Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 66-të, mori vendim për dhënien e pëlqimit për marrëveshjet për mbështetje financiare të investimeve të kompanive për vitin 2022. Kontratat për ndihmë shtetërore në bazë të Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve do të nënshkruhen me 280 kompani që plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj.
Këtë vit do të nënshkruhen 280 kontrata të reja mbështetëse me kompani që hyjnë në cikle investimi prej rreth 145 milionë euro dhe do të krijojnë më shumë se 3700 vende pune në 5 vitet e ardhshme ose deri në përfundimin e kontratave të tyre.
Ndërsa vetëm në vitin 2021, këto 280 kompani investuan rreth 50 milionë euro dhe krijuan mbi 1500 vende të reja pune.
Përmes këtij ligji, në 5 vitet e fundit janë lidhur gjithsej 633 kontrata për mbështetje financiare.
Në mënyrë plotësuese me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave, Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi Propozim - Programin për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2022. Rriten mjetet në 2,6 miliardë denarë, pas ribalancimit të buxhetit, me të cilin bëhet shlyerja e të gjitha obligimeve të papaguara ndaj bujqve dhe fillon pagesa e subvencioneve në vlerë prej 30% nga vlera e përgjithshme, e cila nga këtë vit për herë të parë do të bëhet për kultivuesit e frutave, ndërsa nga viti i ardhshëm 2023 do të bëhet paradhënie e subvencioneve për të gjitha pagesat direkte për bujqit.
Është miratuar edhe ndryshimi i programit për mbështetjen financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2022, i cili realizohet për shkak të rritjes së interesit për masën 115 Mbështetja e një anëtareje aktive femër në amvisërin bujqësore, me qëllim realizimin e të gjitha aplikacioneve të paraqitura sipas kësaj mase. Për shkak të rritjes së interesit për masën 121.9 blerje të siloseve, po bëhet rritje e mjeteve financiare për të mundësuar realizimin e të 24 kërkesave të dorëzuara në kuadër të kësaj mase.
Me ndryshimin e Programws krijohet bazë për një paradhënie prej 40% të grantit për të mbështetur një bujk të ri prej 20,000 euro me thirrjen e re publike nga viti 2022, bazuar në ndryshimin e miratuar në ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural (Gazeta Zyrtare i RSM nr.123/22). Në programin për zhvillim rural, për 100 milionë denarë rriten edhe mjetet për masën 211, për realizimin dhe përkrahjen e panaireve ndërkombëtare dhe panaireve në të cilat merr pjesë Republika e Maqedonisë së Veriut me shtande kombëtare për promovimin e prodhimeve bujqësore të Maqedonisë, verës dhe përpunimit nga prodhimet bujqësore dhe atë pjesëmarrje në panairin "Agra" në Gorna Radgonja në Republikën e Sllovenisë, panairin "Open Balkan Ëine & Fair" që është pjesë e iniciativës "Open Balkan" dhe panairin "Terra Madre" në Torino ku së bashku me partnerin ekonomik dhe social Slow Food Macedonia do të prezantohen produktet tradicionale maqedonase.
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe ndryshimin e Dekretit për përafrimin e kritereve për pagesat direkte, përfituesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave direkte për vitin 2022. Kjo ndryshon afatin për nënmasat 1.18 për elbin e orizit të dorëzuar në objektet e regjistruara për blerje dhe përpunim dhe nënmasën 1.19 për mollët e dorëzuara blerësve të regjistruar. Me ndryshimin, afati i aplikimit për këto dy masa është shtyrë deri më 31 gusht 2022.
Qeveria miratoi edhe ndryshimin e programit për mbështetjen financiare të prodhimit bujqësor organik për vitin 2022, me të cilin zgjatet afati deri më 15 gusht 2022 për paraqitjen e kërkesave për pagesa direkte në prodhimin bujqësor organik për vitin 2022, me qëllim që të gjithë bujqit në prodhimin organik të mund të ushtrojë të drejtën e subvencioneve në kohën e duhur.