Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me nderimet më të larta shtetërore e priti Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon, i cili arriti në vizitën e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me intonimin e himneve kombëtare të Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut, filloi ceremonia zyrtare e pritjes së mysafirëve të lartë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kovaçevski i shoqëruar nga delegacioni qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska - Stojçevska, i uruan mirëseardhje kolegut së tij nga Mbretëria e Spanjës dhe anëtarëve të delegacionit Qeveritar spanjoll.
Në kuadër të vizitës zyrtare Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministri Sançez do të realizojnë takim tet-a-tet, pas së cilës të dyja delegacionet do të kenë takim dypalësh.