Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez Perez-Castejon, kanë pasur sot një takim kokë më kokë, ku edhe një herë është konfirmuar miqësia e fortë mes Mbretërisë së Spanjës dhe vendit tone, e cili do të vazhdojë të thellohet edhe më tej
Në takim, është theksuar se Spanja është përkrahëse e dëshmuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e saja eurointegruese që është jashtëzakonisht e rëndësishme për rrugën tonë drejt familjes evropiane.
Në një atmosferë miqësore, madje është vlerësuar se dy vendet që janë edhe aleate të NATO-s, tashmë tre dekada po ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe përcaktimet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Në kuadër të vizitës së parë zyrtare të kryeministrit të Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon, delegacionet nga dy vendet zhvilluan edhe takim bilateral ku morën pjesë edhe Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.