Me intonimin e himnit shtetëror nga ana e këngëtares së operas Vesna Gjinovska Ilkova, e shoqëruar nga Orkestra e ushtarake e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës vijoi fjalimi i Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në Meçkin Kamen në Krushevë, në prezencë të shumë mysafirëve dhe me të gjitha nderimet u shënua festa e madhe shtetërore 2 Gushti, Dita e Republikës – Ilindeni.
Në frymën e bashkimit dhe të përpjekjes shekullore për një atdhe të përbashkët demokratik dhe të begatë, shoqëria folklorike "Studio Folklorik-Shkup", "Kori Vlleh-Krushevë", Institucioni Nacional - Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa performuan edhe Institucioni Nacional - Ansambli për Kërcim dhe Këngë Popullore "Tanec", si dhe Orkestra Ushtarake e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kremtimin e Ilindenit në Meçkin Kamenit, e cila simbolikisht nisi me ardhjen e kalorësisë, morën pjesë një delegacion i lartë qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski, në përbërje të: zëvendëskryetaren e Qeverisë të ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, ministrin Financave Fatmir Besimi, ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, të cilët vendosën lule në monumentin e Meçkin Kamen.
Me këtë rast Kryeministri tha:
“Ilindeni është i vendosur thellë në kodin tonë. Ilindeni është kodi jonë. Është një ide e bashkimit dhe progresit që ndërton ura. Nuk shkatërron!
Por lidh! Nuk ndan!
Nuk urren! Dashuron!
Nuk bllokon! Zhvillon!
Nuk izolon! Integron!
Qëndrojmë sot të drejtuar për nder të së kaluarës sonë dhe i kushtojmë respekt të thellë ilindenasve, të cilët më shumë se një shekull më parë krijuan Republikën e Krushevës, bazuar në parime të thella demokratike dhe barazi - dhe japim fjalën. Ideja e Ilindenit për një të ardhme maqedonase të ndritur dhe perspektive - dhe brezat e sotëm e kanë para vetes - dhe nga kjo nuk ka kthim prapa! Ka vetëm para!
Ilindenasit luftuan me armë në dorë që ne sot të bëjmë beteja të tjera, të ndryshme, për zhvillimin dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve njëlloj. Sot, sytë tanë janë te e ardhmja, ashtu si sytë e ilindenasve në vitet 903,dhe në 44-ën dhe 91-shin. Tani është koha për bashkim, për besim në një të nesërme më të mirë, por mbi të gjitha për një punë të përkushtuar për të zhvilluar një shtet të fortë, të suksesshëm dhe të begatë evropian. Nuk do të harrojmë kurrë se kush jemi dhe nga vijmë dhe kjo do të jetë forca jonë për të ecur përpara me guxim dhe për të hapur një kapitull të ri në historinë maqedonase. Lavdi e përjetshme ilindenasve! Urime Lirinë dhe Republikën!”, tha Kovaçevski dhe shtoi se nuk ka prioritet më të lartë shtetëror se rruga përpara, e cila sjell perspektivë për të ardhmen e të rinjve dhe përparim ekonomik për qytetarët.
Kryeministri Kovaçevski tha se kjo është e mundur me integrimin në familjen evropiane dhe për këtë apeloi për bashkimin e gjeneratave të sotme në realizimin e këtij qëllimi strategjik shtetëror.
“Rrënjët e tij janë në Ilinden dhe prandaj le të jetë Ilindeni forca jonë për të ardhmen tonë”, shtoi Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, në kuadër të shënimit të dy ditëve të Ilindenit, mori pjesë dhe foli në shënimin e fillimit të manifestimit tradicional "Dhjetë Ditë Republikë e Krushevës", në të cilin tradita dhe historia e Krushevës prezantohet përmes manifestimeve kulturore në lokacione të ndryshme në qytet.
Në organizim dhe koordinim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shënimi i festës së madhe shtetërore të Ilindenit nën moton “Forca jonë për të ardhmen” është mbajtur tradicionalisht edhe këtë vit në disa lokacione, në Shkup, Pelincë, Krushevë dhe Smilevë.