Në lidhje me miratimin e propozimit të rishikuar francez që zhbllokoi integrimin evropian të vendit, Kryeministri Kovaçevski për lajmet e “Kanal 5” theksoi se qytetarët tashmë kanë vendosur për një vend demokratik dhe që do të bëhet anëtar i Bashkimin Evropian qysh më 19 korrik, kur praktikisht filluam bisedimet me BE-në.
“Në periudhën e kaluar kemi zgjidhur dy çështje madhore që nënkuptojnë riformimin e çështjeve strategjike. Çështja e parë ishte njohja e autoqefalisë së KOM-it dhe pranimi në unitet kanonik me kishat e tjera ortodokse. Vendimi i dytë është fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian, i cili u miratua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku me shumicë të madhe votash u pranua propozimi i Këshillit Evropian për fillimin e negociatave me BE-në. Dhe së dyti, me të cilat konkluzionet në kornizën e negociatave dhe në të gjitha dokumentet tjera mbrohet gjuha maqedonase, identiteti ynë, veçantia jonë. Të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe me fqinjët, mbi të gjitha flas për Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë, zhvillohen në nivel dypalësh dhe nuk janë pjesë e procesit të bisedimeve. Këtë e konfirmuan edhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Fon der Lajen dhe nënkryetari Borel, me qëndrime të shprehura qartë se gjuha maqedonase është e pastër në kornizën e negociatave dhe se do të jetë një nga gjuhët zyrtare të BE-së. Ditën që ne të hyjmë në Union”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kovaçevski rikujtoi se procesi i skriningut tashmë ka filluar dhe se me këtë vendi ynë ka hapur një faqe të re në zhvillimin e tij.
“Meqë përmendni një sondazh që askush nuk e ka publikuar, që ka pasur kundërshtime, më duhet të përmend se kemi mbi 70% të qytetarëve që duan anëtarësimin në BE. Askush nuk përmendi ndonjë pyetje referendumi dhe e vetmja pyetje e referendumit që mund të jetë është nëse duam të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian apo jo. Një referendum i tillë do të jetë vetëm kthim prapa dhe shpenzim. Është vetëm për përdorim të brendshëm politik të VMRO-DPMNE-së dhe janë vetëm dy parti politike që janë kundër anëtarësimit në BE, ajo është VMRO-DPMNE e cila nuk i ka përkrahur as konkluzionet në Kuvend dhe E Majta”, ka theksuar Kovaçevski.
Ai theksoi se si shtet jemi para një faqeje të re dhe për këtë qëllim duhet t'i kryejmë obligimet tona sa më shpejt që të jetë e mundur duke përfshirë edhe pjesë të popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që aktualisht nuk janë pjesë e preambulës: malazezët, kroatët, bullgarët e të tjerë.
“Opozita fillimisht tha që gjuha nuk do të njihet, kjo nuk thuhet më. Pastaj, se na kërcënohet identiteti dhe nuk flitet më për tezën e tretë - se do të ndodhë asimilimi dhe bullgarizimi, që si proces nuk ka mundësi teorike të ndodhë. Madje dje keni qenë dëshmitarë se për herë të parë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë e uroi vendin tonë për 2 Gushtin, që besoj se është në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dikush pretendon dhe manipulon se dikush do ta ketë asimiluar këtë komb dhe ky komb nuk është asimiluar kurrë në historinë e tij. Të gjithë ne që jetojmë këtu e dimë saktësisht se kush jemi dhe cilat janë rrënjët tona”, tha Kovaçevski.