Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Ukrainës, Natalija Zadorozhnjuk.
Në takim është biseduar rreth situatës aktuale në të cilën ndodhet Ukraina, ku ambasadorja Zadorozhnjuk e ka vlerësuar si të vështirë. Maqedonia e Veriu është rreshtuar në anën e vëërtetë të historisë duke u rreshtuar krah vendeve demokratike në linjën e vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe si vend anëtar i NATO-s ka dënuar që në fillim agresionin rus pasiqë në botë në shekullin 21 nuk ka vend për agresion dhe dhunë.
Ambasadorja Zadorozhnjuk ka shprehur falenderim për ndihmën e vazhdueshme që Maqëdonia e Veriut ka dhënë në këtë periudhë krize, përfshirë këtu pritjen e qytetarëve ukrainas që kërkuan strehim në vendin tonë, derisa Grubi ka riafirmuar edhe njëherë mbështetjen e fortë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke bërë apel që palët të ulen dhe të zgjidhin konfliktin përmes dialogut dhe diplomacisë.
Grubi dhe Zadorozhnjuk diskutuan edhe për hapin e rëndësishëm që bëri Maqedonia e Veriut me fillimin e negociatave për integrim me Bashkimin Europian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare si kundërpërgjigje adekuate ndaj tentativave të destabilizimit dhe dezorientimit ideologjik të vendit, ndërsa kanë cilësuar si moment historik marrjen e statusit si vend kandidat për Ukrainën, një lëvizje kjo cilësuar si e guximshme gjeopolitike e shkaktuar nga pushtimi rus.
Të dy bashkëseduesit vlerësuan se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vazhdojë edhe më fuqishëm në shumë sfera, me theks të veçantë në rindërtimin e Ukrainës