Më 23 gusht 2022 (e martë), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të mbajë fjalim në Samitin e Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, i cili do të mbahet përmes lidhjes me video-konferencë.
Samiti është planifikuar të fillojë në orën 13:00, ndërsa krahas kreut të shtetit-qeverisë së Ukrainës, Presidentit Vollodimir Zelenski, Kryeministrit Denis Shmigal, Kryetarit të Kuvendit të atjeshëm, Ruslan Stefançuk, përfaqësues nga Krimea, do të marrin pjesë edhe krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së, duke përfshirë Presidentin e Francës, Emanuel Makron, Kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo, Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Entoni Blinken, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc, Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësues të pranishëm nga vende të tjera të botës.