Kovaçevski: Jemi të bashkuar në mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në Samitin e Platformës Ndërkombëtare për Krimenë para Presidentit Vollodimir Zelenski, Kryeministrit Denis Shmigal, Kryetarit të Kuvendit të atjeshëm, Ruslan Stefançuk, përfaqësues nga Krimea, liderë të vendeve pjesëmarrëse në iniciativën e Platformës Ndërkombëtare të Krimesë dhe krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së, duke përfshirë Presidentin e Francës, Emanuel Makron, Kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo, Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Entoni Blinken, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc, Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësues të pranishëm nga vende të tjera të botës.

“Jam këtu për të konfirmuar mbështetjen e fortë dhe të qartë nga Republika e Maqedonisë së Veriut: për karakterin unifikues të Ukrainës, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, si dhe për paprekshmërinë e kufijve të saj”, theksoi Кryeministri Kovaçevski.

Ai bëri me dije se me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në samitin themelues të Platformës së Krimesë, vitin e kaluar, në këtë datë, Maqedonia e Veriut qartë dhe pa rezerva e rikonfirmoi qëndrimin e saj në anën e mbrojtjes së së drejtës ndërkombëtare humanitare, me angazhim për respektimin e normave që mbrojnë të drejtat e njeriut, të parashikuara në rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në vendimet e organizatave të tjera ndërkombëtare.

 “Agresioni rus ndaj Ukrainës është një shkelje e palejueshme e ligjit ndërkombëtar. Ne dënojmë fuqishëm sulmet ushtarake ndaj Ukrainës nga Federata Ruse dhe krimet e kryera nga forcat ruse ndaj popullatës civile. Prandaj, Republika e Maqedonisë së Veriut u pozicionua qind për qind në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, në lidhje me luftën në Ukrainë, dhe ne iu bashkuam të gjitha masave kufizuese dhe sanksioneve kundër Federatës Ruse. Bashkangjitja me aktivitetet dhe politikat e BE-së dhe botës demokratike, për ne do të thotë të qëndrosh në anën e duhur – në momentin e duhur”, vlerësoi Kryeministri Kovaçevski.

Ai konstatoi se një vit pas themelimit të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që ka për qëllim ta rrisë efektin e përgjigjes ndërkombëtare drejt okupimit të vazhdueshëm të Krimesë dhe synime të tilla në pjesë të tjera të Ukrainës, tregohen përpjekjet e bashkuara për të qëndruar së bashku në rrugën e rritjes së kërcënimeve të sigurisë, për të cilat të gjithë jemi të vetëdijshëm se mund të marrin përmasa të padëshiruara, prandaj është mirë që të vazhdojnë përpjekjet e bashkuara për parandalimin e tyre. Kjo platformë, shtoi Kryeministri, është rezultat i atyre përpjekjeve të bashkuara, por edhe i solidaritetit mes anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe është mirë që mesazhi i botës demokratike është kuptuar drejt.

“Po, së bashku ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për të parandaluar shkeljet e mëtejshme të të drejtave të njeriut në Ukrainë, në mënyrë që të mbrojmë popullin ukrainas dhe Ukrainën nga regjimi okupues.

Ky demonstrim i forcës, nga një vend gjeografikisht më i madh, mbi një vend gjeografikisht më të vogël, i vendosur për të ndarë vlerat demokratike, është një shembull i rrezikshëm dhe i palejueshëm, që nuk duhet të bëhet praktikë. Armët dhe tanket duhet të mbeten në histori. Diplomacia dhe stilolapsat janë mjete për të kuptuar masat dialoguese në shekullin XXI, sepse paqja është arma më e fuqishme e njerëzimit”, theksoi Kovaçevski.
 
Ai theksoi se fundi i luftës në Ukrainë nuk do t’i kthejë viktimat, por fundi i luftës – një ditë më parë, do të parandalojë viktima të reja dhe do të japë një shans për rehabilitimin e ekonomive dhe kjo është e patjetërsueshme dhe është pritshmëri e qytetarëve dhe udhëheqësive politike.

“Prandaj. Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare dhe kryesuese e ardhshme e OSBE-së, mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur përpjekjet – multilateralizmi për tejkalimin e militarizmit. Si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dëshiroj të konfirmoj se ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën dhe popullin ukrainas, dhe me këtë rast i bashkohem thirrjeve drejtuar Federatës Ruse që menjëherë të ndalojë pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar dhe të përmbahet nga veprimet e mëtejshme ushtarake në të gjithë Ukrainën. E ardhmja e botës varet nga ajo që ai bën sot, dhe bota – të gjithë ne,  janë të gjitha vendet, pa përjashtim”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në samitin e dytë të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, përveç Kryeministrit Kovaçevski, morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Fatmire Isaki.