Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në intervistën në “Tema e ditës” në televizionin Sitel, tha se qëllimi kryesor i konceptit për reforma tatimore është rritja e bazës tatimore, ulje e ekonomisë gri dhe tatim më korrekt për qytetarët. Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se propozim-koncepti është përgatitur në bazë të të dhënave të ekspertëve nga fusha tatimore dhe financiare dhe është prezantuar në mënyrë transparente para opinionit.
“Ne filluam një proces reformimi tatimor jashtëzakonisht të rëndësishëm, domethënës dhe gjithëpërfshirës për herë të parë në vend. Është përgatitur një propozim-koncept i cili është në përputhje me Strategjinë e Reformës Tatimore të Ministrisë së Financave dhe Qeverisë. Qëllimi kryesor i atij propozim-koncepti, e kam fjalën për një propozim-koncept, sepse nuk ka norma tatimore dhe nuk ka propozime për një rritje specifike të tatimeve apo ulje të tatimeve, por qëllimi kryesor është rritja e bazës tatimore, ulja e ekonomisë gri dhe tatimi më korrekt, gjegjësisht të barazohen qytetarët”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në intervistë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se shteti ka nevojë për reforma tatimore, duke shtuar se përqindja e pjesëmarrjes tatimore në bruto prodhimin vendor në krahasim me vendet e rajonit dhe në Bashkimin Evropian është dukshëm më i ulët.
“Shihet qartë se te ne përfshirja e taksave është më e ulëta në rajon. Nëse marrim parasysh se pjesa e tatimeve në PBB-në tonë është 16%, në vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim është 33%. Nëse flasim për krahasime të tatimeve së bashku me kontributet si pjesë në PBB-së, Maqedonia e Veriut në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian ka të ardhura 12% më të ulëta. Ne kemi nevojë për këto reforma, sepse edhe pa këtë kemi ligje që më 1 janar të vitit 2023, ministri i Financave e ka bërë shumë të qartë se kemi rikthimin e vlefshmërisë së vonuar të tatimit progresiv”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se është mirë që ka një sërë hyrjesh që i ka Ministria e Financave dhe në bazë të tyre Ministria do të përgatisë një propozim-koncept të rishikuar që do të duhet ta shikojnë partitë politike.
“Kjo do të organizohet nga Ministria e Financave që në fund të kemi një koncept që nuk do të jetë reformë në një vit, por do të jetë në një grup reformash dhe ulje tatimesh në disa vende, ndoshta rritje në disa vende. Para së gjithash, këtu po mendoj për bazën dhe përfshirjen, për shembull, në tre deri në katër vjet që do të zbatohet në mënyrë që të gjithë të përshtaten. Gjithashtu, ne u kemi premtuar odave ekonomike se çdo reformë tatimore që do të propozohet do të ketë fillimisht një periudhë të diskutimit publik dhe një periudhë të përshtatjes së kompanive në mënyrë që të përshtaten”, tha Kryeministri Kovaçevski.