Takim i Kryeministrit Kovaçevski me ambasadoren Bengtson: Mbështetje nga Suedia në progresin e Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kristin Forsgren Bengtson, ambasadore e Suedisë, e cila po e përfundon mandatin e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 

Në takim u konfirmua miqësia e sinqertë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi parimor që po avancohet.

U kumtua se vazhdon mbështetja e madhe nga Suedia për përparimin e mëtejshëm të vendit tonë në integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, pas fillimit të bisedimeve, si dhe në reformat.
Kryeministri Kovaçevski e falënderoi ambasadoren Bengtson për mbështetjen e Suedisë në të gjitha proceset demokratike në vendin tonë, në proceset reformuese të rëndësishme për qytetarët, si dhe në rrugën e integrimeve evropiane.
Në takim u bisedua edhe për aktivitetet në kuadër të sfidave në fushën energjetike, si dhe për çështje të tjera aktuale me rëndësi për shtetin tonë, si dhe për shtetet nga Evropa dhe bota.