Kovaçevski për RTS: Ballkani i hapur tregoi se ekziston bashkwpunim dhe respekt për katër liritë në të cilat bazohet BE-ja

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për televizionin shtetëror serb RTS, duke folur për Iniciativën “Ballkani i Hapur”, theksoi përfshirjen e Qeverisë aktuale në fillimet e krijimit të këtij bashkëpunimi rajonal me të vetmin qëllim: rritja e bashkëpunimit ekonomik në drejtim të arritjes mbi të gjitha të rrugës së tre vendeve drejt Bashkimit Evropian.

Kovaçevski theksoi se "Ballkani i hapur" realizon qëllimin e tij, që është t'i tregojë Evropës se vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke zbatuar katër liritë mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian: lëvizjen e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve dhe në atë drejtim ka rezultate pozitive dhe reale.

“Tashmë kemi marrëveshje që janë zbatuar në fushën e vendosjes së lëvizjes së lirë, pra me vetëm një kontroll në lidhje me kontrollet fitosanitare, veterinare dhe kontrollet e tjera të sigurisë së produkteve ushqimore që udhëtojnë ndërmjet tre vendeve, gjë që nuk ishte e mundur më parë.  Së dyti, tashmë është nënshkruar një marrëveshje ndërlidhjeje për portalet nacionale, e cila, së bashku me marrëveshjen për njohjen e diplomave dhe marrëveshjen për lëvizjen e lirë të punëtorëve, ka bërë të mundur sot pa procedura shtesë për punëtorët nga të tre vendet që të punojnë lirshëm dhe pa pengesa administrative në kompanitë qw gjenden nw  këto vende”, thotë Kovaçevski në intervistë, duke shtuar se po punohet në iniciativa në fushën e performancës së përbashkët në sferën e kulturës dhe në fusha të tjera me qëllim të rritjes së aktivitetit proekonomik, bashkëpunimit ndërmjet shteteve për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Rezultat konkret i këtij bashkëpunimi, theksoi Kovaçevski, është edhe “Panairi i vizionit të verës në Ballkanin e Hapur”, i cili ditët e fundit mbahet në Beograd dhe i cili nuk do të realizohej po të mos ishte iniciativa e tre vendeve nga Ballkani Perëndimor.