Kovaçevski-Mariçiq: Struktura e miratuar negociuese është hapi i ardhshëm kyç në integrimet evropiane, presim realizim të suksesshëm dhe të shpejtë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajtën konferencë për shtyp në lidhje me strukturën e miratuar negociuese. Në vazhdim janë deklaratat integrale:

Transkripti i deklaratës së Kryeministrit Kovaçevski:

Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

 

Për këtë dhe konkluzionet e tjera në mënyrë më të hollësisht do t’ju informojë zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështjet Evropiane, i cili njëkohësisht, sipas vendimit të Qeverisë do të jetë edhe negociatori kryesor, për të cilin i uroj shumë suksese dhe gjithsesi  pritshmëritë janë ambicioze për të dhe ekipin e tij.

Edhe unë edhe zëvendëskryeministri jemi në pajtim për këtë çështje, negociatat duhet të zhvillohen me dinamikë  të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt.

Veçanërisht jam krenar që kemi ardhur deri në momentin  kur  fillojmë të flasim për elementët teknikë në lidhje me negociatat me BE-në. Më 19 korrik, kur i filluam negociatat, hapëm  faqe të re në historinë e Maqedonisë.

Kemi treguar se dimë të sillemi si burrë shteti dhe të marrim vendime të guximshme shtetërore, sepse kështu hapet rruga e zhvillimit të mëtejshëm edhe në planin  ekonomik dhe atë social.

Me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, bëmë hap historik në kuptimin strategjik, ritheksuam angazhimin tonë për anëtarësim të plotfuqishëm në Union dhe në këtë mënyrë konfirmuam vlerat evropiane për të cilat zotohemi. Negociatat zyrtarisht kanë filluar dhe me këtë lindi nevoja që sa më shpejt të bëhet një koncept për strukturën e negociatave, në përputhje me metodologjinë e re për udhëheqjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Strukturën e negociatave që miratuam sot do të mbështetet edhe nga ekspertë, nëpunës civilë që punojnë me  vite në këtë fushë dhe gjithsesi  do të plotësohet  me ekspertë dhe persona profesionalë jashtë institucioneve dhe jashtë vendit që kanë përvojë në udhëheqjen e negociatave dhe aderim në vendet e tjera në BE. Angazhimi dhe synimi ynë është të sigurojmë strukturë cilësore dhe efikase që do të mund të përballet  me të gjitha sfidat.

Dëshiroj t'ju siguroj se ky do të jetë proces gjithëpërfshirës dhe transparent në të cilin  sigurojmë mekanizma për përfshirjen e sektorit civil, biznes komunitetit, komunitetit akademik dhe të gjithë palët e të tjerë, dhe në këtë drejtim apeloj deri te të gjithë, duke përfshirë këtu edhe opozitën, të mbështesë  këtë proces dhe të përfshihet në mënyrë aktive. Që ky proces sa më shpejtë të mbyllet, duhet të mobilizohen plotësisht të gjitha burimet që ka në dispozicion shteti, sepse kjo është  çështje për të cilën duhet të ketë unifikim që të kemi zhvillim dhe progres.

Këtu dua të theksoj se fuqimisht besoj në kapacitetin e Sekretariatit për Çështje Evropiane si kompetent për të udhëhequr  negociatat, i cili gjatë gjithë procesit do të koordinojë dhe  mbështesë  institucionet  dhe jam i bindur se do të kemi përgatitje cilësore për negociatat.

Ne si Qeveri jemi të përkushtuar në reformat evropiane dhe inkorporimin sa më të shpejtë të ligjeve dhe standardeve evropiane në sistemin tonë. Kjo është baza për  proces të menaxhuar në mënyrë efikase të  integrimit dhe negociata për anëtarësim  me rezultatet më të mira të mundshme. Këtu dëshiroj të theksoj se përkthimi i legjislacionit të BE-së, pranimi dhe harmonizimi i të cilit është një nga instrumentet për integrim të suksesshëm, është në rrjedhë e sipër dhe se ne investojmë dhe do të vazhdojmë të investojmë intensivisht në përkthimet e legjislacionit evropian në gjuhën maqedonase.

Të nderuar qytetarë,

Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është qëllimi që ia vendosim vetes.

Ai është real dhe i arritshëm dhe jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të Unionit do të jetë  edhe Maqedonia e Veriut. Ne do të punojmë me përkushtim që vendi ynë të jetë i barabartë me të gjitha shtetet e tjera anëtare,  të marrë pjesë në krijimin e politikave të Bashkimit Evropian, gjithsesi me mbrojtjen e interesave tona shtetërore.

Unë besoj në kapacitetin e institucioneve dhe gatishmërinë e tyre për të dhënë maksimumin në këtë proces. E ardhmja jonë është në BE, për ne nuk ka alternativë, prandaj është e nevojshme që të gjithë së bashku të japim mbështetje, të përfshihemi, të shfrytëzojmë mundësinë që kemi përpara dhe me  hap të shpejtë dhe me vetëbesim të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.

Uroj fillim të suksesshëm të skrining takimeve, punë të suksesshme dhe realizim sa më të shpejtë të planit ambicioz.

Transkripti i deklaratës së zëvendëskryeministrit Mariçiq:

Kam kënaqësi që sot kemi mundësi të paraqesim një hap tjetër, do të thosha kyç, në përgatitjen e Maqedonisë së Veriut për negociatat me BE-në.

Me fillimin zyrtar të negociatave në korrik të këtij viti, u shfaq nevoja për konsolidim të menjëhershëm të mekanizmit koordinues për menaxhimin e procesit të aderimit.

Sipas mendimit tim, hallka kyçe që do të sigurojë koordinim dhe mbështetje të të gjitha reformave në  lidhje me procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (e cila mbetet në fuqi deri në nënshkrimin e marrëveshjes së aderimit për anëtarësim në Union).

Në mbledhjen e sotme tematike të Qeverisë, miratuam Vendimin për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2019, Qeveria miratoi një sërë vendimesh me të cilat u vendos  mekanizmi, por u përcaktua nevoja që i njëjti  të ndryshojë  për arsyet në vijim:

  • Procesi i zgjerimit ka ndryshuar, ndërsa kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian ashpërsohen, veçanërisht me metodologjinë e rishikuar për negociatat aderuese nga viti 2020,
  • Për shkak të numrit të madh të risive në proces, nuk ka  model të përvojës që mund të merret parasysh nga vendet që deri më tani kanë negociuar ose janë ende në negociata. Për këtë kemi nevojë për një model tonë të ri autokton për koordinim, i cili në tërësi do të pasqyrojë risitë e Metodologjisë së rishikuar për negociatat e aderimit, nga marsi 2020.
  • Metodologjia e re gjithashtu imponon gjithashtu negociata shumë më të qasshme politikisht, në mënyrë që e ngre të gjithë procesin e negociatave në një nivel shumë më të lartë politik dhe atë në të gjitha fazat e negociatave.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë për revizionin e mekanizmit koordinues për negociatat e anëtarësimit, po  vendosim për një strukturë të re që e thjeshton mekanizmin, si dhe do ta bëjë atë në mënyrë hierarkike dhe komanduese më funksionale, më efikase dhe më efektive.
 

Cka është  ajo që e parasheh kjo strukturë negociuese?

Për  shkakë të rritjes së  efikasitetit të funksionit gjatë  zhvillimit të negociatave, po krijohet një “kryenegociator”, funksion që do ta kryej unë si zëvendëskryeministër i ngarkuar me Çështjet Evropiane dhe që i bashkëngjitë elementet politike dhe teknike nga negociatat.

Për të siguruar konsistencën hierarkike dhe komanduese do të ketë pozicion “Zëvendës i Kryenegociatorit”, detyrë e mbajtur nga Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane, e cila është edhe  Kryesuese e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, znj. Drita Abdiu Halili.

                     
Organet që ishin paraparë me vendimet e vitit 2019 mbeten:

1. Komiteti  për negociata, i kryesuar nga kryetari i Qeverisë Kovaçevski, si organi më i lartë politik punues i Qeverisë për koordinimin e negociatave për anëtarësim. Anëtarë të këtij organi janë katër zëvendëskryeministrat, ministri i Punëve të Jashtme dhe Financave.

2. Delegacioni shtetëror për negociata, i cili do të udhëhiqet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, si shef të delegacionit dhe në të janë anëtarë edhe kryenegociatori, gjegjësishtë unë, -  zëvendës kryenegociatori dhe shefi i misionit në BE. E njejta do ti prezantojë qëndrimet zyrtare negociuese në Konferencat Ndërqeveritare.

 

3. Grupi negociator është organ ekspert i Qeverisë për koordinim me institucionet dhe përgatitjen e pozicioneve propozim-negociator, organ ndihmës i kryenegociatorit dhe në të bëjnë pjesë zëvendësi i kryenegociatorit, anëtarë të ngarkuar me klasteret, fushat dhe kapitujt e negociatave. Si pjesë e grupit negociator, ndër të tjera, po prezantohen tre pozicione të- Kryeekonomisti do të kryejë koordinimin horizontal të politikave ekonomike dhe kapitujve përkatës që lidhen me to.

- Monitorimi dhe bashkërendimi i të gjitha akteve nga aspekti ligjor, si dhe formulimi i përmbajtjes së projekt-marrëveshjes së anëtarësimit, do të kryhet nga juristi kryesor.

- Shefi i Antikorrupsionit do të kryejë koordinimin horizontal të të gjitha politikave në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

4. Komiteti punues për integrime evropiane përbëhet nga presidenti - kryenegociatori, zëvendësi i tij, sekretarët shtetërorë të të gjitha institucioneve, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, sekretari i Sekretariatit të Legjislacionit si dhe anëtarët e grupit negociator. Ky organ do të monitorojë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe do të koordinojë aktivitetet në lidhje me negociatat e anëtarësimit. Përveç sekretarëve të shtetit të të gjitha institucioneve, do ta plotësojmë edhe me anëtarët e grupit negociator.

5. Grupet e punës për negociatat e anëtarësimit janë organe ndihmëse të komisionit punues për integrime evropiane, tashmë të organizuara sipas metodologjisë së re të negociatave, sipas grupeve, sipas fushave dhe kapitujve dhe do të marrin pjesë në përgatitjen e analizave për shkallën e harmonizimit të legjislacionit nacional me ligjin e Bashkimit dhe vpërgatitjes së projekt-pozicioneve negociuese.

Sekretariati i vetëm i procesit të negociatave është Sekretariati për Çështje Evropiane, duke pasur parasysh se kompetencat dhe roli i SÇE-së, përfshirë koordinimin e të gjithë procesit të negociatave për anëtarësim, janë të rregulluara në Ligjin për Qeverinë.

SÇE do të jetë gjithashtu depozituesi i të gjithë dokumentacionit në lidhje me negociatat e anëtarësimit. Në të gjitha grupet e punës do të ketë një koordinator nga SÇE përgjegjës për aspektet metodologjike dhe procesore dhe koordinimin me organet e tjera të strukturës së negociatave. Në të njëjtën kohë, SÇE merr përgjegjësinë për përgatitjen e akteve të nevojshme ligjore që do të përcaktojnë procedurat e funksionimit të organeve.

Për shkak të rëndësisë dhe rolit të Kuvendit në procesin e nxjerrjes së rregulloreve ligjore - roli i tij në negociatat e anëtarësimit do të përcaktohet me një akt të dakorduar reciprokisht, kryesisht me Komisionin për Çështje Evropiane dhe Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, në të cilin Roli i opozitës do të shtohet. Në ditët në vijim janë planifikuar edhe takime me kryetarin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, me të cilat i shtrijmë dorën për t'u përfshirë në proces.

Në ditët në vijim janë planifikuar edhe takime me kryetarin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, me të cilat i shtrijmë dorën për t'u përfshirë në proces.

Gjithashtu, do të definohet mekanizmi për përcaktimin e mënyrës dhe dinamikës së informimit të Presidentit të Maqedonisë së Veriut për negociatat për anëtarësim.

Vendimi për krijimin e strukturës për negociata parashikon mundësinë e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të sektorit civil në punën e grupeve punuese. Tashmë kam zhvilluar disa takime dhe konsultime dhe kjo do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme për të përcaktuar bashkërisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse një model bashkëpunimi.

Edhe komuniteti i biznesit do të ketë vendin e tij në procesin e negociatave sepse vendosja  e legjislacionit të ri evropian dhe zbatimi rigoroz i standardeve teknike evropiane kanë ndikim të drejtpërdrejtë në operatorët ekonomikë dhe konkurrencën e tyre në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Do të vendoset bashkëpunimi me komunitetin akademik në negociatat e anëtarësimit, si dhe me vetëqeverisjen lokale sepse një pjesë e mirë e legjislacionit të ri evropian që do të transpozohet në sistemin juridik vendas do të zbatohet në nivel lokal.

Të nderuar qytetarë,

 

Synimi që i kemi vënë vetes është - përfundimi i negociatave deri në fund të kësaj dekade dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. E ardhmja jonë është në BE, prandaj është e nevojshme që përmes përkushtimit dhe angazhimit maksimal, të përfshihemi, të  shfrytëzojmë mundësinë që është para nesh, dhe me një hap të shpejtë dhe me besim të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotë në BE. Pason një periudhë dinamike për institucionet dhe administratën, ku duhet adresuar një numër aspekte në 6 klastere, 3 fusha dhe 33 kapituj negocimi.

Sinqerisht, vetëm përmes mobilizimit të plotë të të gjitha resurseve  që disponon shteti, do të kemi zbatimin efektiv të reformave të nevojshme dhe gatishmërinë për fazën e ardhshme – hapjen e Klasterave.

Para nesh është një detyrë e vështirë, e cila është e arritshme sepse kemi një qëllim dhe vizion të qartë për vendin tonë.

Të gjithë duhet të bashkohen rreth këtij vizioni dhe këtij qëllimi strategjik, përfshirë edhe partitë opozitare, sepse ky është një proces në interes të shtetit. Jemi plotësisht të përgatitur për fillimin e procesit të shqyrtimit dhe kam besim se do të përmbushim dinamikën e kornizës së parashikuar për përfundimin e procesit.

Na qoftë me sukses

 

 

USVOJUVANJE NA ODLUKATA ZA VOSPOSTAVUVANJE NA STRUKTURA ZA PREGOVORI ZA PRISTAPUVANJE NA REPUBLIKA SEVERNA... by Влада на Република Северна Македонија on Scribd