Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Sofje ka mbajtur takim pune me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Galab Donev, pas së cilës janë mbajtur takime pune me resorët nga sektorët ekonomik dhe sektorit energjetik nga të dyja vendet.
Në takim pune në kuadër të delegacionit zyrtar morën pjesë Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi, Ministri i Ekonomisë, Vasko Kovaçevski, drejtori i ESM, Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energji.
Nga ana bullgare, në takim morën pjesë Nikolay Milkov, Ministër i Punëve të Jashtme, Rosen Hristov, Ministër i Energjisë, Angel Angelov, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nina Koleva, shefe e kabinetit politik të kryeministrit, Andrej Tehov, këshilltar për politikë të jashtme të presidentit, Ljubomira Gançeva, udhëheqëse e zyrës politike të ministres së Energjisë, Slavina Ivanova, këshilltae i ministrit të Energjisë dhe Vladimir Malinov, drejtor ekzekutiv i “Bulgartransgaz”.
Në takim u diskutua për situatën në sektorin e energjisë dhe krizën në nivel global të shkaktuar nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës.
Dy kryeministrat diskutuan që në plan të parë duhet të jetë prioriteti tw fokusuar në zgjidhjen e krizës energjetike dhe mungesës së energjisë. Pas takimeve të punës është paraparë konferencë për shtyp e përbashkët e dy kryeministrave.