Takimi i Kryeministrit Kovaçevski me Presidenten e Sllovakisë, Çaputova: Mbështetje e fuqishme në hapat drejt BE-së dhe përcaktim për përballje të përbashkët me sfidat

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga Artan Grubi Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, u takua me Presidenten e Republikës Sllovake, Zuzana Çaputova, dhe një delegacion sllovak, të shoqëruar nga ambasadori sllovak në vend, Henrih Markush.

Në takim u konfirmuan relacionet miqësore dhe të ngushta mes dy vendeve dhe u shpreh një përcaktim i përbashkët për avancimin e tyre të mëtejshëm.

Është potencuar mbështetja e hapur e Sllovakisë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim është shprehur mbështetje e fuqishme nga Republika e Sllovakisë për procesin negociator dhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për miqësinë e rëndësishme me Sllovakinë dhe kontributin në arritjen e qëllimeve strategjike euroatlantike, në proceset reformuese, si dhe në momente të rëndësishme për qytetarët, siç është ndihma  në shëndetësi gjatë kohës së pandemisë.

Ai tha se Qeveria, ashtu si qeveritë e vendeve në Evropë dhe në botë, është e përkushtuar për t'u përballur me pasojat nga lufta në  Ukrainë, me çka  Maqedonia e Veriut u pozicionua qind për qind në përputhje me politikën e jashtme të BE-së. Gjithashtu, shteti po zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe institucionet janë të përcaktuara që të jenë efikase në zbatimin e procesit të skriningut, i cili është edhe një plan për procesin e negociatave, me çka është reale dhe e realizueshme qëllimi për  anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e fokusit të të gjitha subjekteve politike drejt interesave  shtetërore.

Kryeministri Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri Grubi theksuan edhe rëndësinë e mbështetjes nga Grupi i Vishegradit dhe përvojat e përbashkëta në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili është vlerësuar si i rëndësishëm në procesin për BE-në.
 

Në takim është shprehur përgatitja e përbashkët që  vendet ti avancojnë marrëdhëniet dypalëshe në fushën e ekonomisë dhe si partnerë në NATO, në përballimin e të gjitha sfidave aktuale.

Vëmendje e veçantë iu kushtua situatës energjetike në nivel botëror, e cila reflektohet edhe ndaj shteteve, ndërsa u shqyrtuan mundësitë e reja për lidhje energjetike, si dhe është vlerësuar  nevoja për bashkëpunim të ngushtë të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në zgjidhjet e mundshme..