Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me kryetarin e Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov dhe drejtorin e përgjithshëm të TAV, Metin Batak, mbikëqyrën punën e punimeve të filluara – Rregullimi i rrëkesë Shën Ilia deri te dega e lumit Vodoçicë në Strumicë, projekt ky që realizohet përmes programit TAV.
Zëvendëskryeministri Bytyqi kujtoi se një vit më parë janë nënshkruar 94 kontrata për realizimin e projekteve infrastrukturore në të gjitha rajonet planifikuese ose në 75 komuna të vendit, me vlerë prej 49,7 milionë euro.
Duke shtuar se deri më tani projektet kanë pasur zbatim të shkëlqyer dhe të gjitha janë brenda kufijve kohorë të realizimit të planifikuar.
“Sot pas një viti, tashmë kanë përfunduar plotësisht 36 projekte infrastrukturore ose janë realizuar mbi 15 milionë euro nga fondet e planifikuara, ndërsa pjesa tjetër e projekteve si ky janë në vazhdim dhe realizimi i tyre pritet të jetë brenda periudhës së planifikuar, pra deri në fund të vitit 2023 dhe ky është një realizim i madh!
Jam i lumtur që sot, një ditë para 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë, mund të ndajmë së bashku lajme të tilla dhe të krenohemi për forcimin e infrastrukturës në nivel lokal, për të gjithë qytetarët në mbarë vendin.” - tha Bytyqi.
Kryetari i Komunës Kostadinov theksoi se ky projekt është shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror dhe investitorëve të përgjegjshëm shoqëror, në interes të zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët.
“Me mjetet e pranuara në vlerë prej 1,4 milionë euro (86.700.000 denarë) nga programi TAV, aranzhojmë 2.300 metra nga totali gjatësia e rrëkesë, e cila është 2800 metra. Deri më tani janë përfunduar 65 për qind e punimeve të betonit të armuar ose në një gjatësi prej 1800 metrash dhe 30 për qind e shtresës së gurit të shtratit ose në një gjatësi prej 850 metrash. Rregullimi duhet të sigurojë stabilizimin e shtratit dhe brigjeve të rrëkesë, përmirësimin e mbrojtjes ndaj ujit të lartë dhe përmirësimin e aspekteve ekologjike dhe estetike të terrenit përreth”, tha Kostadinov.
Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak, tha se ky projekt do të parandalojë vërshimet e mundshme gjatë shirave të rrëmbyeshëm, sepse roli i tij është kullimi i ujërave atmosferik.
“Gjysma e punës ka përfunduar dhe pjesa tjetër e shtratit të lumit 2 km të gjatë do të jetë gati brenda afatit të paraparë.
Besojmë se ky investim do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së qytetarëve të Strumicës, si dhe të 94 projekteve infrastrukturore të komunave dhe të Qeverisë të financuara nga TAV me vlerë të përgjithshme prej 49,7 milionë euro”. - shtoi drejtori Batak