Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e vendit, me mesazhin se të bashkuar në liri duhet të vazhdojmë perspektivat tona, sepse historia na mëson se për çdo hap të rëndësishëm përpara nevojitet bashkim.
Në vazhdim në mënyrë integrale është urimi i Kryeministrit Kovaçevski me rastin e Ditës së pavarësisë:
“Të nderuar qytetarë të lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,
E presim këtë festë të madhe shtetërore, të bashkuar në një shoqëri të përbashkët në vend, si një anëtare dinjitoze e NATO-s dhe një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian në planin ndërkombëtarë.Integrimet janë beteja e brezit tonë.
https://www.youtube.com/watch?v=_EBfYjfwqyg&feature=emb_title
Dhe kështu bëj thirrje të Bashkuar në Liri ti vazhdojmë perspektivat.
Historia mëson se për çdo haptë rëndësishëm përpara është e nevojshme bashkimi.
Qytetarët Maqedonas, Shqiptarë, Turq, Vlleh, Serb, Boshnjak dhe Romë dhe të gjithë të tjerëve, në referendumin historik të 8 shtatorit 1991, në mënyrë masive, të bashkuar, pavarësisht dallimeve etnike dhe politike, vendosën të jetojnë në një shtet i pavarur.
Gjeneratat e atyre viteve të 90-ta me mençuri e morën mësimin nga Ilindenët dhe Asnomët, të cilët u bashkuan në luftën - për liri dhe shtet.
U vendosën në krye të detyrës së tyre dhe u bashkuan në arritjen e pavarësisë, pa vënë në dyshim lirinë tashmë të fituar.
Ky është një shembull që tregon se sa i rëndësishëm është uniteti dhe çfarë do të thotë të kesh një lidership politik të mençur, të guximshëm dhe përparimtar, të përkushtuar ndaj përparimit të qytetarëve dhe shtetit.
Sot, përballë pasojave të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, me të cilat po përballet e gjithë bota, gjegjësisht siguria dhe arritshmëria deri te ushqimi dhe energjia, mund të konstatojmë se kemi ndërmarrë tre hapa të rëndësishëm në kohë.
U bëmë pjesë e NATO-s dhe siguruam vendin, në aleancën më të madhe të sigurisë, ku vendet anëtare në solidaritet mbrojnë njëri-tjetrin. Filluam negociatat me Bashkimin Evropian me krenari dhe me kokën lart, për të mbrojtur qartë dhe me zë të lartë pozicionet tona nga brenda në të njëjtën tryezë. Ne themeluam, së bashku me Serbinë dhe Shqipërinë, nismën Open Balkan, përmes së cilës siguruam një përmirësim serioz të bashkëpunimit rajonal, por edhe zhvillimin e ekonomive tona me shanse për përfitime të reja për qytetarët dhe kompanitë.
Bashkimi i qytetarëve është garanci për paqen e brendshme. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë garanci për paqen rajonale. Dhe bashkimi ynë mes 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian është një perspektivë reale dhe e nevojshme për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, sipas parimeve dhe vlerave evropiane.
Negociatat e nisura planifikojmë t'i përfundojmë me Bashkimin Evropian shumë shpejt. Po punojmë shumë dhe me dinamikë të shpejtë që qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut t'i bëjmë sa më shpejt pjesë të familjes evropiane.
Në këtë 8 shtator, ju bëj thirrje të gjithëve, të bashkuar në liri, të bashkohemi rreth idesë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila po ecën me shpejtësi në rrugën evropiane. Le të ngrihemi në krye të detyrës, për të fituar betejën tonë të brezave.
Gëzuar dhe qoftë i përjetshëm 8 Shtatori. Dita e Pavarësisë”.