Me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatori, delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së dekoratave "8 Shtatori" në vilën "Vodno".
Për nderë të Ditës së pavarësisë Presidenti Stevo Pendarovski në mënyrë tradicionale e jep këtë dekoratë të lartë shtetërore.
Me dekoratën “8 Shtatori”, këtë vitë janë nderuar sportistë e shquar paraolimpianë Olivera Nakovska- Bikova dhe Branimir Jovanovski si dhe olimpistët Shaban Tërstena dhe Dejan Georgievski, për kontributin e veçantë për shtetin.
Kremtimi i Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori vazhdon me “ Ditën e hapur për qytetarët” në “Guaca”, në Parkun e Qytetit, ndërsa manifestimi kryesorë do të mbahet te parku “Ibni Pajko” nga ora 19:30.