Në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehim respekt dhe ngushëllime të thella deri te Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe popullit të saj me rastin e vdekjes së shkëlqesisë së saj Elizabeta e Dytë.
Mbretëresha Elizabeta e Dytë, ishte pjesë përbërëse e historisë më të re dhe dëshmitare e kthesave dhe transformimeve të pabesueshme shoqërore gjatë 70 viteve të kaluara. Mbretërimi i saj ishte një dëshmi dhe një pishtar i ndritshëm për ndërgjegjësimin dhe tranzicionin planetar drejt sistemeve demokratike në mbarë botën.
Në të njëjtën kohë, në këto momente shprehim repsekt dhe përkrajhje për mikun tonë shumëvjeçar, Mbretin Çarlls III, së bashku me Qeverinë e re të udhëhequr nga ekselenca e saj, Liz Tras, me shpresë për bashkëpunim edhe më intesiv të mëtejshëm mes dy popujve tanë miqësorë