Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sonte organizoi pritje me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores amerikane, Kejt Meri Bërnz.
Kryeministri theksoi se ambasadorja Bërnz ishte e pranishme në një periudhë të rëndësishme për vendin dhe se gjithnjë do të mbetet mike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Bashkëpunimi ynë gjatë viteve të kaluara ishte në bazë të partneritetit dhe i afërt, siç i ka hije bashkëpunimit të të dyja vendeve lidhja e të cilëve është e fuqishme nga dita e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por edhe më parë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në pritjen morën pjesë ministra, ekspertë dhe përfaqësues të tjerë të politikës dhe bashkësisë së biznesit.