Mbledhje e rregullt e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot më 13.9.2022 (e martë) do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 82-të.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë të Shoqëris Informatike dhe Administratë, në rend dite u vu informacioni për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet DAI Global, LLC. dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu për shqyrtim, nga  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave jan propozuar  edhe Informatat për realizimin e fazës së parë - furnizimi me ujë nga projekti NPKVM Zletovica për komunat e Shtipit, Karbincit, Sveti Nikollës dhe Lozovës, si dhe Informatat për futjen e instrumenteve të reja financiare në sektorin e bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Para ministrave, ndër të tjera, do të jetë edhe Informata për furnizimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për rindërtimin e filtrimit të ujit të pijshëm në Berovë, të përgatitur nga Ministria e Mjedisit  Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor.

Për konkluzionet dhe vendimet e mbledhjes së sotme të Qeverisë, e cila është paraparë të fillojë në ora 12:00, publiku do të njoftohet me anë të kumtesës.