Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi konkluzionet, masat dhe rekomandimet e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave.
Në pajtim me këtë, u pranua propozimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në zonën e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësi për shfrytëzimin e lëndës alternative dhe gjendjeve në treg të energjisë termike, deri më 30.4.2023.
Njëkohësisht, u pranua edhe propozimi për vazhdimin e gjendjes së krizës me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri më 30.4.2023 për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve në tregjet për energji elektrike.
Propozim-vendimet për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve në tregjet e energjisë elektrike dhe për vazhdimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në zonën e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësi për përdorimin e lëndës djegëse alternative dhe gjendjeve në tregun për energji termike, do t'i dorëzohen Kuvendit për shqyrtim dhe vendimmarrje.
Në takim u shqyrtua dhe u pranua teksti i Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet DAI Global, LLC dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, me të cilin formalizohet bashkëpunimi në kuadër të Programit për forcim të rezistencës dhe digjitalizim të infrastrukturës kritike, të menaxhuar nga DAI në emër të USAID-it dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Me Memorandumin parashihet asistencë teknike dedikuar MSHIA-së si përfaqësues i Qeverisë, për përmirësimin e parandalimit, gatishmërisë, përgjigjen dhe rimëkëmbjen gjatë përballjes me kërcënimet për sigurinë sajber të infrastrukturës kritike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Para ministrave, ndër të tjera, u gjend edhe Informacioni për furnizimin publik shumëvjeçar për financim të aktiviteteve për rindërtimin e impiantit të filtrimit të ujit të pijshëm në Berovë, të përgatitur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në përputhje me Planin Strategjik të Ministrisë dikasteriale për vitin 2020-2022, ndër synimet prioritare janë: zhvillimi i infrastrukturës bashkëkohore dhe moderne, gjegjësisht ndërtimi i sistemeve të kanalizimeve për grumbullimin dhe largimin cilësor të ujërave të zeza dhe lidhja e të gjithë përdoruesve të infrastrukturës komunale.
Me dokumentin e sotëm, deri në vitin 2024, përcaktohet dinamika e realizimit të rindërtimit të stacionit filtrues për ujë të pijshëm, i cili furnizon 10.000 banorë në Komunën e Berovës.
Sot, Qeveria miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Programin për realizimin e fondit intervenues për bujqësi dhe në përputhje me mjetet e reja financiare do të zbatohen masa të reja.
Sipas masave sigurohet mbështetje financiare:
- për lakrën e prodhuar dhe të shitur për periudhën nga 13.04.2022 deri më 07.05.2022 në lartësi prej tre denarë për kilogram,
- për shpenzime për blerjen e plehrave artificiale në prodhimin e grurit dhe elbit në lartësi prej 3.000 denarë për hektar për shpenzimet e blerjes së plehrave artificiale, si dhe
- për kumbullat e prodhuara dhe të dorëzuara te blerësit e regjistruar për periudhën 20.8.2022 deri më 30.9.2022 me vlerë prej dy denarë për kilogram për blerjen në muajin gusht dhe katër denarë për kilogram për blerjen në muajin shtator.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u miratua Informata për realizimin e fazës së parë – furnizim me ujë nga projekti JPHS "Zletovica", për komunat Shtip, Karbinci, Sveti Nikollë dhe Lozovë dhe marrja e lejes për fillimin e procedurave për prokurim publik shumëvjeçar për realizimin e aktiviteteve për komunat Sveti Nikole dhe Lozovë.
Realizimi i aktiviteteve të fazës së parë - furnizimi me ujë nga Projekti HS "Zletovica" për komunat Shtip, Karbinci, Sveti Nikollë dhe Lozovë ka për qëllim që të sigurohet uji i pastër i pijshëm dhe përmirësimi i plotë i cilësisë së jetës së qytetarëve në këto komuna.
Në të njëjtën kohë, projekti do të sigurojë sistem të qëndrueshëm për funksionim afatgjatë fitimprurës të NP HS "Zletovica" - Probishtip.
Në mbledhjen e 82-të Qeveria shkarkoi nga pozita ushtruese e detyrës Irinka Sotirova-Buhova, drejtoreshë në Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, me kërkesë të saj.
Për ushtruese detyre, drejtoreshë në Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor emëroi Renata Mlladenovskën.