Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me përfaqësuesen e OSBE-së për liri të medieve, Tereza Ribeiro, e shoqëruar nga shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.
Në takim u konstatua se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur sa i përket lirive dhe të drejtave të mediave, në përputhje me standardet ndërnacionale në fushën e mediave.
Është bërë e ditur se OSBE-ja ka bashkëpunim të rregullt, të hapur dhe parimor me institucionet e sistemit sa i përket të gjitha fushave që prekin të drejtat dhe liritë e njeriut, duke përfshirë edhe fushën e medias.
Bashkërisht u vlerësua se mediat dhe sektori civil kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë, si dhe se liria e mediave është kyçe për sigurisë dhe stabilitetin në çdo shtet.
Në këtë drejtim u theksua rëndësia e gazetarisë objektive dhe profesionale, si dhe e shërbimit publik cilësor dhe profesional, me qëllim të informimit të saktë, të paanshëm dhe në kohë, me rëndësi për qytetarët.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e çështjes së sigurisë së gazetarëve.
Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria është e përcaktuar të respektojë dhe zbatojë standardet evropiane në fushën e mediave.
“Qeveria e respekton lirinë e mediave dhe gazetarëve kanë mbështetje të tërësishme kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e tyre. Si një shtet që ka nisur negociatat me BE-në, në kuadër të procesit të negociatave do t’i përfshijmë të gjitha rregulloret, që udhëhiqen nga praktikat e mira evropiane, të cilat janë në drejtim të përmirësimit të cilësisë dhe profesionalizmit në sferën e mediave, si dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve në mediat”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në takim u bisedua për mundësitë që i hap bashkëpunimi i mirë me OSBE-në për shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve të reja në këtë fushë.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi ambasadorin Klemens Koja, të cilit i përfundon mandati në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për punën e përkushtuar dhe kontributin e tij në të gjitha proceset demokratike në vendin tonë.