Nën patronatin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Metodija Dimovski, në bashkëpunim me OECD SIGMA (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim/Programi për Mbështetje për Përmirësimin e Udhëheqjes dhe Menaxhimit), më 16.09.2022 u organizua takim pune i sekretarëve shtetërorë, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ekspertë nga OECD/SIGMA.
Në punëtorinë me temë “Avancimi i menaxhimit në sektorin publik”, ekspertët e SIGMA-s Ksavier Sisternas, këshilltar i lartë për politikë dhe koordinatori i programit të SIGMA-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bagrat Tunijan, dhanë një pasqyrë të shkurtër të parimeve për shërbimin profesional publik dhe menaxhimin me burimet njerëzore në administratën publike dhe para sekretarëve shtetërorë prezantuan gjendjet dhe statusin e reformave në këtë fushë, të notuar në Raportin e monitorimit të SIGMA-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Sekretarët shtetërorë i shqyrtuan masat e propozuara në propozim-ligjet e reja për nëpunësit administrativë, punonjësit në sektorin publik dhe shërbimin e lartë udhëheqës dhe në mënyrë të detajuar i shqyrtuan masat, procedurat dhe hapat që duhet të ndërmerren drejt sigurimit të parakushteve për vendosjen e një kornize të duhur ligjore dhe institucionale për shërbim publik profesional dhe koherent, praktika të qëndrueshme dhe efektive për punësim, shpërblim dhe përsosje profesionale të nëpunësve publikë, si dhe vendosja e masave për inkurajimin e integritetit, parandalimin e korrupsionit dhe sigurimin e disiplinës në shërbimin publik.
Qëllimi i punëtorisë ishte që të kontribuohet drejt një dialogu për sjelljen e zgjidhjeve cilësore dhe të qëndrueshme për përmirësimin e gjendjeve në sektorin publik, si pjesë integrale e reformës në administratën publike, e cila është pjesë përbërëse e klasterit vlerat fundamentale në negociatat për aderim në Bashkimin Evropian.