Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim në takimin me rastin e 30 vjetorit të Deklaratës për të drejtat e pakicave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Nju Jork do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në hapjen e Takimit me rastin e 30 vjetorit të Deklaratës për të drejtat e pakicave në korniza të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski është paraparë të fillojë rreth orës 11:00  sipas orës lokale, gjegjësisht 18:00 sipas orës maqedonase dhe do të mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes këtyre linqeve:

Fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në takimin për Deklaratën për pakicat në KB në Nju Jork në gjuhën maqedonas

Fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në takimin për Deklaratën për pakicat në KB në Nju Jork në gjuhën angleze

Kryeministri Kovaçevski, sot do të mbajë ligjëratë edhe në Universitetin e njohur Kolumbia, ku do të shqyrtojë modelin unik të demokracisë së qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe integrimin dhe transformimin ekonomik.
Ligjërata është pjesë e serisë së fjalimeve të liderëve botërorë dhe pritet të marrin pjesë 100 profesorë, ekspertë dhe studentë.

Kryeministri Kovaçevski gjatë dy ditëve të fundit mori pjesë në Samitin për transformimin e Arsimit dhe në hapjen e Asamblesë së 77-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku fjalimin hyrës e mbajti Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guteresh.

Kovaçevski, së bashku me kolegët e tij nga Ballkani Perëndimor, mori pjesë edhe në drekë pune të organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Xhozep Borell.