Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me bashkëshorten e tij Elena Kovaçevska, mori pjesë në pritjen zyrtare për kryetarët e shteteve dhe qeverive, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Pritja e organizuar nga Presidenti Biden u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara.
Prania e kryeministrit Kovacevski në pritjen e organizuar nga presidenti Biden është një tjetër konfirmim i partneritetit strategjik shumëvjeçar të Maqedonisë së Veriut me SHBA-të, si dhe për mbështetjen që ne si vend marrim në përmbushjen e synimeve kyçe, por edhe për realizimin e politikave prioritare të parapara për prosperitetin ekonomik, social dhe demokratik të shtetit.
Përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA-në janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë, veçanërisht në këtë periudhë të krizës globale ekonomike dhe energjetike me të cilën po përballet e gjithë bota.