Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë meritën më të madhe, sepse e kanë pritur shumë këtë moment. Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është me rëndësi thelbësore për Bashkimin Evropian, theksoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork (SHBA).
“Ne nuk kemi alternativë tjetër që do të na mundësojë një standard më të mirë jetese dhe askush nuk tha se e gjithë kjo do të jetë e lehtë”. Përkundrazi, me gjithë vështirësitë, BE-ja është ende alternativa më e mirë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne thjesht nuk kemi mundësinë apo privilegjin të heqim dorë tani. Tani është koha e duhur për të vazhduar me fuqi të plotë edhe më shpejt para,”, tha Kryetari i Qeverisë.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se përkundër të gjitha vështirësive, Bashkimi Evropian ende është alternativa më e mirë.
“Dua të theksoj se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është i një rëndësie thelbësore për vetë Bashkimin Evropian, veçanërisht në rrethanat e reja në nivel global, kur kjo shenjë inkurajimi – se procesi i zgjerimit është aktual, pritet nga i gjithë rajoni, i cili po aq sa ka lidership progresiv nuk është imun ndaj sfidave globale. Po ashtu, në kushtet kur është e nevojshme të sigurohet integrimi evropian, rruga demokratike e vendeve nga Ballkani Perëndimor, si kontribut për paqen evropiane”, tha Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së theksoi se Maqedonia e Veriut po punon për zgjidhje dhe bashkërisht zgjidh sfidat që nuk i njohin kufijtë shtetërorë, dallimet etnike, gjuhësore, fetare apo të tjera.