Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për RTVN, theksoi se nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të varet se sa shpejt vendi do të lëvizë drejt rrugës evropiane, për t’u bërë anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian. Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut qëndron përpara një sfide të madhe në përballje me luftën me korrupsionin dhe krimin dhe me sundimin e së drejtës. Kovaçevski thotë se shteti ynë ka 45% legjislacion të harmonizuar me atë evropian, por edhe më i rëndësishëm është zbatimi i atyre ligjeve.
“Ajo që është sfidë e Maqedonisë së Veriut dhe e cila është sfida e të gjitha vendeve që kanë kaluar nëpër një transformim të gjerë social, ekonomik dhe demokratik dhe ato janë praktikisht të gjitha vendet që dolën nga ish-Jugosllavia, ish-Blloku Lindor i vendeve, është lufta me korrupsionin dhe sundimin e së drejtës.
Të gjitha institucionet, të gjithë individët që drejtojnë institucionet, duhet ta zbatojnë këtë si prioritet më të lartë, sepse pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtar, por edhe pritshmëritë e qytetarëve, subjekteve ekonomike dhe subjekteve akademike janë pikërisht zbatimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit. Dhe kjo është diçka që do të duhet ta bëjmë vetë, nënkuptohet me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë”, tha Kryeministri Kovaçevski në intervistë.
Maqedonia e Veriut është vend që falë partneritetit strategjik me SHBA-në, merr përvojë, ndihmë financiare dhe ndihmë në njohuri dhe avancim në fushën e luftës me korrupsionin, theksoi Kryeministri. Shteti ka përkrahje edhe nga Bashkimi Evropian përmes një numri të madh të projekteve, aktiviteteve me përkrahje financiare, përmes projekteve IPA dhe përmes instrumenteve dhe mekanizmave të tjerë të BE-së, si dhe përmes negociatave, theksoi Kryeministri Kovaçevski.