Qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë ngrohje qendrore – në pajtim me Ligjin për energjetikë garantohet që veprimtaria publike të kryhet në tërësi pa ndërprerje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht ndërmerr masa për të siguruar furnizim të sigurt dhe stabil me energji termike për qytetarët e Shkupit. Për momentin po finalizohen bisedimet për prodhim të rregulluar të energjisë termike, bazuar në vendimin e miratuar më parë të Qeverisë për përzgjedhjen e aktiviteteve energjetike, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike. Sapo të përfundojnë të njëjtat, opinioni do të njoftohet në kohë.

Qytetarët e qytetit të Shkupit do të kenë ngrohje qendrore, ndërsa sipas Ligjit për energjetikë garantohet që veprimtaria publike të kryhet në tërësi pa ndërprerje.

Qeveria së bashku me institucionet kompetente po punon vazhdimisht për të siguruar burimet e nevojshme për prodhimin e energjisë termike me çmime sa më të favorshme në mënyrë që familjet të kenë shpenzime më të ulëta. Në veçanti, kërkohet zgjidhja më e mirë për sigurimin e çmimit më të ulët të gazit ose mazutit për të parandaluar rritjet e mëdha të çmimeve dhe për t’u mos u shtrenjtuar ngrohja.

Qeveria këtë vit ashtu si edhe vitin e kaluar, në përputhje me mundësitë ligjore, po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji termike për qytetarët e Shkupit.

Në periudhën e kaluar, ekipi ekonomik i Qeverisë dhe departamentet energjetike kanë pasur disa mbledhje dhe takime rajonale, me qëllim sigurimin e burimeve të nevojshme energjetike në kushtet e krizës më të madhe botërore që mbajmë mend në historinë më të re.