Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut, sot, 27.09.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 85-të, në të cilën, sipas kompetencave të saj, do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes për qytetarët.
Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni për masat e ndërmarra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për përmirësimin e gjendjes me nivelin e ujit të rezervuarit të “Liqenit të Tikveshit”.
Me propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, anëtarët e Qeverisë do të informohen për aktivitetet fillestare lidhur me Planin nacional për menaxhim me cilësinë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2023-2025.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.