Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën për shtyp informuan për vendimet dhe konkluzat e miratuara në mbledhjen e 85-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet në interes të opinionit dhe mediave. Në konferencën për shtyp mori pjesë edhe Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energjetikë në Kabinetin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili informoi dhe u përgjigj pyetjeve nga gazetarët me temë energjetikën.
Siç u informua në konferencën për shtyp, Qeveria miratoi 1,1 miliardë denarë për blerjen e energjisë të SH.A. për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, në pajtim me Vendimin për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike.
Me këtë dhe me aktivitete të tjera që po ndërmerren, qytetarët do të kenë furnizim të pandërprerë me energji termike gjatë sezonit të ngrohjes së këtij viti. Institucionet dikasteriale, siç u theksua, janë në koordinim të vazhdueshëm për sigurimin e burimeve të nevojshme për prodhimin e energjisë termike me çmime sa më të favorshme, me qëllim uljen e shpenzimeve për amvisëritë. Në këtë mënyrë do të arrihet zgjidhja më e mirë, e cila do të parandalonte rritjen e çmimeve dhe rritjen e çmimit të ngrohjes. Qeveria, siç theksuan zëdhënësit, është e vendosur në përballimin e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike të shkaktuar nga trendet globale.
Në konferencën për shtyp u informua se në mbledhjen e Qeverisë u shqyrtua edhe Plani i SHA "Ekonomia e Ujërave” për rritjen e të ardhurave për 10 për qind dhe uljen e shpenzimeve për 20 për qind, me qëllim tejkalimin e problemeve me likuiditetin e kësaj shoqërie.
Është miratuar konkluzë me detyrim që Këshilli Drejtues të ndërpresë kontratën e menaxhimit me drejtorin dhe në të ardhmen të gjitha kontratat e reja të lidhen me pëlqimin paraprak me Ministrinë e Financave.
Kompensimet për anëtarët e Këshillit Drejtues në 12 muajt e ardhshëm të ulen për 50 për qind. Në drejtim të uljes së shpenzimeve, Qeveria ngarkoi SHA “Ekonominë e Ujërave” që të zvogëlojë investimet kapitale në vlerë prej 100 milionë denarë, me të cilin zvogëlohet plani financiar për shumën që është propozuar nga ana e tyre.
Në konferencën për shtyp zëdhënësit e Qeverisë informuan se Qeveria pasi që shqyrtoi, miratoi Propozim-ligjin për shpalljen e Kënetës së Studençicës për zonë të mbrojtur - Park natyror, i cili do të dërgohet në Kuvend për miratim.
Me miratimin e Ligjit për shpalljen e Kënetës së Studençicës për park natyror do të mundësohet: Ruajtja e gjendjes natyrore të lokalitetit Këneta e Studençicës përmes mbrojtjes së vlerave natyrore dhe vlerave të tjera, parandalimi i veprimeve që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mund të shkaktojnë dëme në vendbanimet dhe ekosistemet, krijimi i kushteve të favorshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e diversitetit biologjik dhe rajonal, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.
Në konferencën për shtyp u informua që në mbledhjen e Qeverisë u gjend edhe Informacioni për fillimin e përgatitjes së Planit të ri nacional për menaxhimin e cilësisë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023-2025, të përgatitur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).
Plani i ri nacional ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve që i ofrojnë institucionet qeveritare nëpërmjet ndërtimit të një shërbimi civil efikas, bashkëkohor dhe transparent që do të sigurojë një cilësi të lartë pune, si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç u vlerësua, këto nisma dhe praktika bashkëkohore në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë në menaxhim pritet të integrohen në të gjitha politikat qeveritare në të ardhmen dhe të bëhen imperativ në të gjitha institucionet publike.
Në pyetjen gazetareske nëse do të shqyrtohen propozimet e opozitës VMRO-DPMNE për ballafaqim me krizën energjetike, bashkëpunëtori për energjetikë Viktor Andonov theksoi se Qeveria ka plan për ballafaqim me krizën energjetike, të cilin tashmë ia ka prezantuar Këshillit për Siguri te Presidenti Pendarovski. Ai informoi se vizita e delegacioneve qeveritare të Republikës së Bullgarisë, Republikës së Greqisë si dhe bisedimet në kuadër të iniciativës "Ballkani i hapur" kanë për qëllim sigurimin e sasive shtesë të energjisë, duke nënvizuar se çdo sugjerim shtesë nga partitë politike është i mirëseardhur.
Në interesin mediatik për marrëveshjet me Republikën fqinje të Serbisë për blerjen e sasive shtesë të gazit, ai vlerësoi se deri në fund të sezonit të ngrohjes termocentralet do të shpenzojnë rreth 230 milionë metër kub standard gaz natyror dhe se është Marrëveshja e mundur me fqinjin tonë verior synon të ofrojë një çmim më të favorshëm të energjencave për industrinë, si dhe çmime më të favorshme të energjisë termike për qytetarët.
Ai informoi se nëse finalizohet marrëveshja me gazin e blerë nga Republika fqinje e Serbisë, do të prodhohet energji elektrike, një pjesë e së cilës më pas do t'i shitet Serbisë. Ai u shpreh optimist se kjo marrëveshje e mundshme do të funksionojë dhe do të sigurohet sasia e nevojshme e energjencave dhe nëse nuk sigurohet sasia e nevojshme e gazit, termocentralet kanë opsion rezervë për të operuar me mazut.
Bashkëpunëtori për energji nënvizoi se në një krizë të tillë globale energjetike, të gjitha vendet, përmes buxheteve të tyre, bëjnë përpjekje që të ofrojnë mbështetje të plotë si për qytetarët ashtu edhe për industrinë dhe se këtë e bëjnë duke ofruar çmime më të ulëta të energjisë.
Në interesin mediatik lidhur me ndryshimet e mundshme të marrëveshjeve për qira të termocentraleve, Andonov nënvizoi se Qeveria nuk do të bjerë pre e presionit apo kërcënimeve që disa të përfitojnë nga situata në të cilën ndodhemi, duke shtuar se për shitje për të kryer një lloj procedure nevojitet që mund të bëhet brenda pak ditësh. Ai theksoi se termocentralet deri më tani kanë funksionuar me qira, andaj synimi i Qeverisë është që deri në fund të sezonit të ngrohjes të përfundojë e njëjta – që EMV-ja të marrë qiranë nga ADORA për termocentralet siç ka qenë deri më tani.
Në pyetjen e gazetarëve nëse qytetarët mund të presin që me fillimin e sezonit të ngrohjes të kenë ngrohje qendrore, Andonov u shpreh i bindur se qytetarët do të furnizohen me energji termike në kohë dhe se meqë BEG-u i ka kthyer tri licencat, deri në fund të kësaj jave do të prezantohet zgjidhja për pasardhësin e tij.
Në pyetjen gazetareske se si të ndihmohen konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike që janë në tregun e hapur, Andonov theksoi se zgjidhjet janë paraqitur në takimin e ministrit të Ekonomisë me Odën e Ekonomike për të siguruar një çmim të përballueshëm të energjisë elektrike dhe nënvizoi se qytetarët nuk do të mbeten pa energji elektrike dhe do të mbrohen bashkë me konsumatorët e vegjël. Siç theksoi, janë planifikuar masa shtesë për qytetarët dhe kategoritë e cenueshme.
Lidhur me njoftimet për fillimin e funksionimit të termocentralit që do të prodhojë rrymë nga mazuti, Andonov informoi se të gjitha këto angazhime janë bërë për të qenë sa më pak të varur nga jashtë dhe për të siguruar burimet tona të energjisë. Ai theksoi se EMV-ja është përgjegjëse që të bëjë të gjitha analizat në këtë drejtim dhe t'i prezantojë Qeverisë opsionet për fillimin e funksionimit të një termocentrali të tillë.
Në pyetjen e gazetarit nëse po bëhet bëhet rekrutimi partiak i ushtarëve profesionistë në ARM në Haraçinë, zëdhënësit theksuan se Ministria e Mbrojtjes ka komunikuar qartë se Armata i shërben shtetit, e jo partive. Qëndrimi i Qeverisë se partitë politike duhet të jenë më larg Armatës shprehet qartë në ndryshimet në Ligjin për shërbim në Armatë.