Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi se është në rrjedhë procesi i skriningut, pas fillimit të negociatave me BE-në dhe në mbledhjen e sotme të Kuvendit për çështje të deputetëve, bëri thirrje për bashkim drejt perspektivave evropiane të vendit.
“Veni ynë përballet me sfida të mëdha dhe gjendet në momente vendimtare në të cilat përcaktohet e ardhmja jonë.
Maqedonia e Veriut ka nevojë për unitet, bashkim, lidership.
Këtë e presin qytetarët tanë. Për këtë ka nevojë vendi ynë dhe ne jemi të gatshëm që ta bëjmë.
Si liderë shtetformues dhe përgjegjës dhe udhëheqës të të gjitha vendimeve themelore për një vend të pavarur, të barabartë dhe euroatlantik në tre dekadat e fundit, konsideroj se ka ardhur koha t'u bëjmë thirrje të gjithë palëve të interesuar shoqërorë, qytetarëve, mediave, organizatave joqeveritare, unionit akademik dhe partive politike, veçanërisht atyre parlamentare, që të drejtohen përpara sfidës së momenteve vendimtare për plotësimin e shtetësisë sonë përmes anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.
Ka ardhur koha e bashkimit, është koha e guximit dhe e lidershipit dhe ne jemi të gatshëm të zgjasim dorën, duke kapërcyer veten dhe interesat e ngushta partiake.
Prandaj, në radhë të parë i bëj thirrje partnerëve të koalicionit me të cilët i sollëm vendimet e vështira dhe vendimtare për pavarësinë, barazinë dhe shtetin e veriatlantik, si dhe opozitën, që të bashkohen rreth synimit të integrimit evropian.
Jam i bindur dhe i gatshëm. Dhe të gjithë duhet të jemi të bindur dhe të gatshëm”, tha Kryeministri Kovaçevski në Kuvend.