“Vetëm në arsimin fillor dhe të mesëm, siç premtuam edhe e realizuam rritjen prej 15 për qind. Nëse merrni parasysh rritjet e mëparshme në vitin 2018 prej 5 për qind, në vitin 2019 prej 5 për qind dhe në vitin 2020 prej 10 për qind dhe këtë rritje të fundit – bëhet fjalë për rritjet pagave në arsim për 36 për qind.
Sa për krahasim, kjo rritje e pagave është më e madhja, përderisa krahasohet me pagat nga periudha deri në vitin 2016, kur pa kushte të krizës, pagat në arsim u rritën vetëm për 4 për qind”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në mbledhjen për çështje të deputetëve në Kuvend.
Ai kumtoi se rreth 35.000 të punësuar në arsim, nga të cilët 25.000 mësimdhënës dhe personeli tjetër kanë marrë paga të larta dhe në mënyrë shtesë në pajtim me metodologjitë, kështu do të jetë edhe në vitet e ardhshme. Gjithashtu, përveç arsimit, pagat janë rritur edhe te mësuesit kujdestarë.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski tha se kjo Qeveri është përgjegjëse dhe vazhdon në vazhdimësi të rrisë pagat, pensionet dhe ndihmën sociale.
Ai theksoi se pagat janë rritur në industri dhe sot në zonat teknologjike zhvillimore industriale paguhen më shumë se paga minimale dhe mesatare, në vend të praktikave të viteve të kaluara, kur punëtorët atje promovoheshin si punëtorë me pagesë të ulët.
“Edhe në kushte të një krize të paparë ekonomike dhe energjetike gjatë mandatit të kësaj Qeverie, paga minimale është rritur për 100 për qind, gjegjësisht 18.000 denarë. Unë kur erdha në pozitën e kryeministrit, gjëja e parë që bëra ishte rritja e pagës minimale në 18.000 denarë.
Nëse para 6 viteve nevojiteshin 4.25 për qind paga minimale për të mbuluar një shportë konsumatore, tani duhen dy paga minimale për të mbuluar një shportë konsumatore”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski, me këtë rast, theksoi se me nismën Ballkani i Hapur krijohen mundësi të reja për punëtorët dhe i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjësi, me qëllim që ligjet në fjalë të votohen në Kuvend.
“Unë nuk e shoh këtu deputetin Milloshoski, i cili nuk do të caktojë Komisionin për punë të jashtme ku duhet të ratifikohen marrëveshjet që dalin nga bashkëpunimi i Ballkanit të Hapur. Bëhet fjalë për kontrata ku përfitim të vetëm kanë punëtorët dhe kompanitë. Përfitime të pastra ekonomike që bazohen në katër liritë evropiane: kapitali, mallrat, shërbimet dhe njerëzit. Me njërën marrëveshje shfuqizohen procedurat e ndërlikuara fitosanitare që ekzistojnë mes tre shteteve Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa me të dytën mundësohet që pa procedura administrative shtesë punëtorët të mund të punojnë lirisht në të tre shtete. Bëj thirrje që deputeti ta konvokojë Komisionin”, kërkoi Kryeministri Kovaçevski.
Në seancën për çështje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Qeverisë Kovaçevski tha se “si Qeveri mbetemi të përkushtuar në përpjekjet që të vazhdojmë intensifikimin e politikave për rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik të shtetit, përmes rritjes së investimeve vendase dhe të huaja dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë nëpërmjet rritjes së pagave në të gjithë sektorët, pagës minimale dhe mesatare, por edhe pensioneve. ".