Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, morën pjesë në ngjarjen “Mbrojtja civile midis institucioneve dhe qytetarëve”, në organizim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Në ngjarje, ku mori pjesë edhe drejtori i DMSH-së, Bekim Maksuti, u realizua ceremonia për dorëzimin e automjeteve me pompa për shuarjen e zjarrit në 14 komuna dhe u mbajtën ushtrime demonstruese për aktivitete ndihmëse dhe mbështetëse nga shoqëritë vullnetare të zjarrfikësve, kompanitë dhe Kryqi i Kuq.
Në këtë ngjarje, Kryeministri Kovaçevski theksoi se një nga detyrat primare të një sistemi të organizuar institucionalisht është krijimi dhe organizimi i një sistemi cilësor dhe efikas të mbrojtjes civile, i cili do të përfshijë parandalimin, veprimin dhe sanimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera, me të vetmin qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit, pronën e popullsisë, si dhe të ekonomisë nacionale.
“Në kohën bashkëkohore, numri i rritur i situatave të paparashikuara të përditshme, fatkeqësive të llojeve të ndryshme dhe fatkeqësive natyrore, si dhe kompleksiteti teknik për mënjanimin e të njëjtave, na kanë mësuar se është e nevojshme të krijohet dhe zhvillohet një qasje e përbashkët dhe kompleks e të gjitha institucioneve për të sjellë zgjidhje të shpejta dhe efikase”, tha Kovaçevski dhe theksoi se këto 14 automjete me pompa për shuarjen e zjarrit, vlera e përgjithshme e të cilave është 42,5 milionë denarë, me të cilat përmirësohet pajisja teknike për intervenime kundër zjarrit.
Kryeministri tha se investimi në burime të tilla është i rëndësishëm për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, por edhe të pasurisë natyrore.
Prandaj Qeveria mbetet e përkushtuar që të ofrojë kushte për veprim dhe intervenim efikas të shërbimit zjarrfikës, por edhe të palëve të tjera të interesuara në mbrojtjen civile dhe që këto investime kryhen në mënyrë preventive.
Kovaçevski shprehu respekt të madh për pjesëtarët e njësiteve të zjarrfikësve, të cilët sakrifikojnë jetën për të shpëtuar jetën e njerëzve të tjerë në situata të ndryshme të paparashikuara, duke theksuar se zjarrfikësit kanë një punë të karakterit profesional, por edhe humanitar. Ata janë gjithmonë aty, të gatshëm për të përballuar pa rezerva, shpejt dhe me efikasitet të gjitha sfidat e vendosura para tyre.
“Shpreh mirënjohje të madhe për heronjtë tanë-zjarrfikës, si dhe për personelin mjekësor dhe pjesëtarët e Kryqit të Kuq, si dhe për qytetarët, të cilët vullnetarisht përfshihen në dhënien e ndihmës për uljen e pasojave të çdo fatkeqësie”, tha Kovaçevski.
Kryeministri tha se mbrojtja civile është një nga shtyllat mbi të cilat janë planifikuar të gjitha masat dhe aktivitetet tjera për mbrojtjen dhe zbutjen e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera. Një nga këto prioritete është komunikimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i ndërsjellë i Qeverisë, ministrive dikasteriale dhe institucioneve shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale, institucioneve të vendit, si dhe me Kryqin e Kuq dhe të gjithë qytetarët, gjatë zbatimit të aktiviteteve të mbrojtjes civile në kohë të qetë por edhe në situata krize.