Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme, me qëllim të sigurimit të energjisë termike në Shkup, miratoi vendim me të cilin EEM-së Shitje SHPKNJ Shkup i imponohet obligimi për sigurimin e këtij shërbimi publik.
Obligimi i EEM-së SHPKNJ Shkup ka të bëjë me kryerjen e veprimtarisë energjetike: prodhim të rregulluar të energjisë termike për nevojat e konsumatorëve në një pjesë të zonës së Qytetit të Shkupit dhe atë për zonat e komunave: Aerodrom, një pjesë e Gazi Babës, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair, si dhe sigurimin e energjisë termike për mbulimin e humbjeve në sistem, rezervën e sistemit dhe shërbimet e sistemit për mirëmbajtjen e parametrave të nevojshëm në kuadër të sistemit të energjisë termike për këto pjesë të Qytetit të Shkupit.
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të motit dhe fatkeqësive natyrore, avarive dhe çrregullimeve në tregjet e energjisë elektrike, mënyrën e furnizimit me energji elektrike në gjendje krize. masat që ndërmerren në rast të një gjendje krize, si dhe të drejtat dhe detyrimet e mbajtësve të licencave për kryerjen e veprimtarive elektrike. Në Dekretin, i cili parashikon kufizimin e konsumit të energjisë elektrike dhe sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike, duke përfshirë energjinë balancuese dhe rezervën për fuqinë aktive, me ndryshimet dhe shtesat e bëra me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, është paraparë mundësia për marrjen e masave për parandalimin e abuzimeve dhe manipulimeve gjatë sigurimit të shërbimit universal në tregun e energjisë elektrike, si dhe masat për sigurimin e furnizimit të pandërprerë dhe të besueshëm me energji elektrike, nga ana e furnizuesit universal, konsumatorëve që kryejnë veprimtari me interes publik, si dhe konsumatorëve të tjerë që nuk furnizohen nga furnizuesi universal, për shkak të mbrojtjes së standardit jetësor.
Përveç vendimeve në lidhje me gjendjen energjetike, në mbledhjen e 86-të të Qeverisë janë miratuar edhe vendime të tjera me rëndësi për qytetarët.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, miratoi informacionin në lidhje me statusin e Marrëveshjeve të koncesionit për hidrocentralet e vogla të vendosura në zonat rreptësisht të mbrojtura dhe menaxhimin aktiv të Parkut Nacional Mali Sharr, për të cilat udhëhiqej procedurë për ndërprerje miqësore të marrëveshjeve për koncesion për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike.
Me këtë në praktikë nuk do të realizohen marrëveshjet për koncesion të shtatve të vogla në Parkun Nacional Mali i Sharrit, që ndodhen në zonat rreptësisht të mbrojtura dhe menaxhimit aktiv në Parkun Nacional Mali i Sharrit. Është përpiluar propozimi për ndërprerje miqësore të Marrëveshjeve. Në propozimin e përpiluar për ndërprerje miqësore të kontratave, sipas informacioneve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është paraparë që të kompensohen shpenzimet reale të bëra për realizimin e kontratave dhe shpenzimet e paguara nga ana e koncesionarëve.
Në vigjilje të fillimit të skriningut dypalësh me BE-në, i cili duhet të fillojë më 7 nëntor, me kërkesë të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Qeveria miratoi udhëzime për koordinim dhe përgatitje të procesit të skriningut.
Në udhëzimet përpunohen çështje me rëndësi për fillimin, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në skrining, si dhe organizimi dhe procedurat e grupeve të punës në proces dhe vlerësimi i harmonizimit të rregulloreve të brendshme me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe zbatimin e tyre (skrining). Raportin nga skriningu dypalësh e përgatit Komisioni Evropian, pas përfundimit të tij, kurse dokumenti në formë të Draft raportit do të ndahet me institucionet kompetente në vend para se të dorëzohet për miratim në Këshillin e BE-së.
Qeveria në mbledhjen e sotme solli vendim edhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes për pjesëmarrje në misionin e NATO-s në Irak – “NATO Mission Iraq – NMI”, si dhe vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në misionin e NATO-s " Prani me përforcim të zgjeruar" (Enhanced Forward Presence – eFP) në Republikën e Letonisë.