Në Qeveri u mbajt mbledhja e parë konstituive e trupit këshillëdhënës për dhënie të mendimit për përdorimin e emrit të një personi historik dhe një personi tjetër të njohur në emrin e shoqatës dhe personit tjetër juridik.
Për kryesues të trupit, anëtarët njëzëri zgjodhën Boban Petrovskin nga Instituti i Historisë pranë Fakultetit Filozofik, ndërsa për zëvendës-kryesuese Biljana Mickovska nga Ministria e Ekonomisë.
Trupi këshillëdhënës ka 7 anëtarë të përhershëm të cilët emërohen nga vetë institucionet, ndërsa 2 në mënyrë shtesë do të emërohen nga organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e tjera varësisht nga personi për të cilin do të diskutohet. Anëtarët e përhershëm të trupit janë:
1. Dr. Biljana Ristovska – Josifovska, profesoreshë ordinere në Institutin e Historisë Kombëtare pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup,
2. Dr. Boban Petrovski, profesor ordinar në Institutin për Histori në Fakultetin Filozofik në Shkup - për çështje nga periudha antike dhe periudha mesjetare / Dr. Nikolla Minov, profesor inordinar në Institutin për Histori në Fakultetin Filozofik në Shkup. - për çështje të shekullit të ri dhe të fundit,
3. Akademiku Dragi Gjorgiev, anëtar i rregullt i ASHAM-së,
4. Antonio Pavlloski, këshilltar i posaçëm në Ministrinë e Kulturës,
5. Biljana Mickovska, udhëheqëse e Sektorit për Çështje Juridike pranë Ministrisë së Ekonomisë,
6. Safet Neziri, këshilltar shtetëror për politika të arsimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
7. Ana Trajçeva – regjistruese në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Roli i këtij trupi do të jetë këshillues, gjegjësisht do të japë mendim për karakterin e figurave historike, mënyrën se si do të formohen shoqatat me qëllim të shmangies së abuzimeve të figurave të caktuara që kanë kontekst negativ nëpër epoka të ndryshme.
Trupi këshillëdhënës për punën e tij do të duhet t'i dorëzojë Qeverisë raport vjetor, më së voni deri në gjysmën e parë e muajit mars gjatë vitit në vijim për vitin e ardhshëm, për shkak të informimit tij.