Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut - Dimitar Kovaçevski, me rastin e festës së shenjtë hebraike - Jom Kipur, u dërgoi një mesazh urimi qytetarëve pjesëtarë të komunitetit hebre, në të cilin theksoi:
“Ju uroj një festim të qetë dhe të gëzueshëm të festës së shenjtë hebraike - Jom Kipur
Rëndësia e kësaj feste të madhe të pendimit dhe pajtimit të ndërsjellë bie në sy veçanërisht sot, kur bota po përballet me sfidën e re të bashkimit, mbështetjes reciproke për ruajtjen e paqes dhe prosperitetit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
Vendi ynë i përbashkët, Republika e Maqedonisë së Veriut, është shtëpia e diversitetit dhe në këtë frymë ne po ndërtojmë një shoqëri për të gjithë me respekt të ndërsjellë për veçoritë tona kulturore.
Le të jetë për shumë vite festa!