Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Këshilli Ekonomik në të cilin morën pjesë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, zëvendëskryeministri Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, përfaqësues të ekipit ekonomik të Qeverisë, deputeti dhe profesori Elmi Aziri, akademiku Taki Fiti, përfaqësues nga sektori energjetik, EMV, EVN, NER, RKE, guvernatorja e Bankës Popullore Aneta Bezhovska, drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave Publike, Sanja Lukarevska, kryetari i LSM-së Darko Dimovski, Trpe Deanovski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, prodhimtaria, organizatat shoqërore dhe shoqatat nga UPOZ, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, kryetari i Unionit të Odave Ekonomike Trajan Angelovski, drejtoresha ekzekutive e Maqedonia 2025, Nikica Mojsovska, përfaqësues nga ekonomia, ekspertë të ekonomisë dhe energjetikës si dhe disa profesorë dhe përfaqësues nga sfera e akademisë.
Përmes një dialogu konstruktiv, u hapën të gjitha temat me interes për qytetarët dhe ekonomisë, të cilat kanë të bëjnë me ballafaqimin me krizën ekonomike dhe energjetike në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut, por edhe Evropa në tërësi. Në të njëjtën kohë, të gjitha të dhënat në dispozicion të institucioneve dhe ekonomisë u shpërndanë në mënyrë transparente, të gjitha me synimin për të trajtuar sa më gjithëpërfshirëse pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike.
Në takim u diskutuan të gjitha opsionet për furnizim me energji elektrike nga prodhimi vendor, si dhe modalitetet për mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve që kanë nevojë. Në këtë drejtim u veçua rritja e prodhimit të energjisë elektrike nga SHA EM për 25%, si dhe përpjekjet për sigurimin e energjisë elektrike me çmim më të ulët në bursë, për të cilën tashmë janë duke u negociuar me disa vende. Këto përpjekje vazhdojnë edhe në ditët në vijim, të gjitha me qëllim që të ndihmohen kompanitë që janë në tregun e hapur që të marrin energji elektrike më të favorshme se çmimi në bursë.
Në kuadër të përpjekjeve për sigurimin e energjisë elektrike nga burimet e veta janë shqyrtuar modalitetet për përfshirjen e termocentralit TETO në „ regjimin B“, gjë që prodhimi i tij do t’i ishte ofruar sektorit privat me një çmim fiks, në përputhje me lëvizjet e çmimeve të bursës së gazit.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se si do të reflektohet kriza energjetike në mbarë ekonominë e shtetit, mbi ekonominë dhe qytetarët. Javën e ardhshme Qeveria do të dalë me masa konkrete të synuara për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve dhe kompanive. Njëkohësisht do të vazhdojë dialogu ekonomik dhe ai social me sindikatat me qëllim që të gjithë së bashku më lehtë të tejkalojmë krizën”, theksoi Kryeministri Kovaçevski dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara në vend që të sillen me përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se sigurohen dhe masa për ndihmë për kompanitë përmes Bankës për Zhvillim, e cila do të mundësojë likuiditet për kompanitë dhe tejkalim më të lehtë të krizës në muajt në vijim.
Në Këshillin ekonomik u rikonfirmua apeli drejtuar deputetëve në Kuvend për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për huamarrje në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 100 milionë eurosh, iqë siguron fonde likuide me një normë interesi jashtëzakonisht të favorshme, si dhe për punën e EEM-së në kushte të krizës.
Në këtë kontekst, Kryeministri Kovaçevski theksoi se nuk është koha për agjenda politike, por për të punuar veçanërisht në interes të qytetarëve dhe shtetit. Apeli njëkohësisht i referohet edhe Ligjit për energjinë dhe ndryshimeve përkatëse të tij, Ligjit për naftë dhe rezerva të naftës, si dhe zbatimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve financiare, gjegjësisht rishpërndarje të zërave që kanë të bëjnë me përballjen e krizës së energjisë.
Në mbledhjen e Këshillit ekonomik fjalim mbajti edhe ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili theksoi se buxheti nuk do të ketë probleme me likuiditetin edhe përkundër krizës ekonomike dhe se komuniteti i biznesit mund të jetë i qetë, por edhe i përgatitur për punë të përgjegjshme.
Në Këshillin ekonomik, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, theksoi se në kohë janë parashikuar implikimet makroekonomike të krizës energjetike dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kontrollin e inflacionit dhe ruajtjen e kursit stabil të denarit. Gjithashtu u theksua se stabiliteti financiar dhe likuiditeti i bankave sigurohet edhe në kohë krize.
U arrit përfundimi se gjendja energjetike është stabile dhe se masat shtesë të synuara kundër krizës për qytetarët dhe ekonominë, për të cilat Qeveria punon në mënyrë aktive, janë të nevojshme sa më shpejtë. Në të njëjtën kohë, u vërtetua nevoja për sjellje të përgjegjshme ndaj energjisë, solidaritet dhe mbështetje për kategoritë e cenueshme të qytetarëve.