Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Pragë, në takim bilateral me kancelarin austriak Karl Nehamer, ka diskutuar për perspektivat e rajonit dhe procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Tema e bisedës ishin sfidat e imponuara nga kriza botërore energjetike dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përgatitur për procesin e ardhshëm të shqyrtimit dhe se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian pritet deri në vitin 2030.
Të dy ranë dakord se të dy vendet kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh, si dhe po shqyrtohen mundësitë për avancimin e tyre në drejtim të zbatimit të prioriteteve reformuese.
Gjithashtu u shpreh mirënjohje për mbështetjen e parezervë austriake nga aspekti teknik dhe financiar që marrim nga Austria.