Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot realizuan takim pune me përfaqësues të zinxhirit të njohur ndërkombëtar të shitjes në pakicë “Lidëll” – si nga Ekipi nacional, ashtu edhe me përfaqësues të Bordi drejtues ndërkombëtar.
Qëllim të takimit ishin aktivitetet e planifikuara në pjesën e investimeve dhe zhvillimit të kësaj kompanie në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja nga Qeveria dhe institucionet për realizim të suksesshëm të këtij projekti.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski u shpreh i kënaqur që “Lidëll” është duke punuar intensivisht në përgatitjet për fillimin e punës efektive në vendin tonë dhe tashmë ka të punësuar 80 persona dhe ky numër do të rritet edhe më tej, duke theksuar se vendi ynë ka kushte të favorshme për investime dhe ky, siç tha ai, është një shembull që duhet të ndjekin kompanitë e tjera të huaja.
Zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili koordinon procesin si një sistem investimi me një sportel, u shpreh i kënaqur me avancimin e investimit dhe theksoi rëndësinë e tij për zhvillimin e furnizuesve lokal, të cilët shpresojnë të kenë një partner të besueshëm me ”Lidëll”.
Tomash Kuzma, anëtar i Bordit të kompanisë përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, “Lidëll Interneshënëll”, sqaroi se si investitor i huaj, “Lidëll” vlerëson shumë bashkëpunimin dhe mbështetjen që kompania merr nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Rubrijan Haxhiev, drejtori ekzekutiv i Lidëll Maqedonia e Veriut, theksoi seKkryeministri Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyq i kanë siguruar Lidëll-it grupe pune në disa ministri dhe një pikë të vetme kontakti për të lehtësuar përgatitjen për një hyrje të mundshme në tregun maqedonas. . Ata besojnë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të gjitha fazat e tjera të projektit.
“Lidëll” tashmë ka identifikuar një lokacion potencial për qendër të saj logjistike, në tokë që është rreth 200.000 m2 dhe gjendet në Komunën e Kumanovës. Investimi vetëm në qendrën logjistike është rreth 80 milionë euro dhe përfshin qëllimin për të ofruar më shumë se 150 vende pune. Në këtë fazë të përgatitjes, Lidëll tashmë po eksploron mënyra të ndryshme për të mbështetur prodhuesit lokal. Kompania organizoi eksportin e produkteve bujqësore maqedonase në rrjetin “Lidëll” në vendet fqinje. Edhe ky është vetëm një shembull i partneritetit të përgjithshëm të Lidëll me furnizuesit dhe prodhuesit që synon të dëshmojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e përditshëm si një partner biznesi i besueshëm.