“Konfirmim i politikave të mira ekonomike që udhëheqim dhe klimës së qëndrueshme investuese që krijojmë në vend, është zgjerimi me kapacitet të ri prodhues dhe punësime të reja në zonën zhvillimore teknologjike-industriale Shkupi 1”, theksoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e sotme të fabrikës së dytë të kompanisë amerikane "Kemet Electroniks", ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Zonave Zhvillimore Teknologjike-Industriale (ZZHTI) Jovan Despotovski.
“Kam nderin që jam sot këtu në “Kemet Electroniks”, e cila për shkak të mbështetjes dhe kushteve që merr në vend, pas hapjes së fabrikës së parë, sot hap të dytën. Në fabrikën e parë të “Kemet Electroniks” e cila në Maqedoninë e Veriut prodhon kondensatorë për industrinë e automobilave dhe aplikacione të ndryshme industriale aktualisht punojnë 400 qytetarë tanë. Sipas planit të kompanisë, është paraparë të ketë 500, 600 dhe 700 punonjës në periudhë afatmesme. Në fabrikën e dytë, në mënyrë shtesë janë paraparë edhe 360 punëtorë të rinj”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai theksoi se përveç sfidave të shumta, Qeveria punon në interes të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, zhvillimit dhe cilësisë më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët.
“Ne gjatë periudhës së kaluar kemi kaluar kriza vërtet të mëdha, së pari ishte kovid-i shkatërrues, korona e cila mbylli tregjet, vështirësoi kanalet e furnizimit dhe për këtë arsye si Qeveri ndihmuam me 1.2 miliardë euro në përballjen me të njëjtën për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, kompanive për të mbajtur vendet e punës, për të mbajtur likuiditetin që më pas të vazhdojnë të punojnë. U konfirmua si i suksesshëm, sepse të gjitha fabrikat në vend, pas krizës së koronës vazhduan të punojnë dhe me prodhim të rritur. Por, më pas erdhi kriza energjetike, lufta në Ukrainë. Sërish mbyllje e tregjeve dhe akoma më keq rritje e çmimeve të energjensave , lëndëve të para, rritje e kostos së jetesës. Edhe atëherë dhe tani dhe në fillim të vitit dhe tani përsëri kemi pako ndihme - pako kundër krizës për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, për ata që kanë pensionet më të ulëta, që kanë të ardhura të ulëta që në të vërtetë nuk mund të bëjnë të ardhura shtesë nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Këto janë për prindër kryefamiljarë, persona me aftësi të kufizuara, pensionistë me të ardhurat më të ulëta. Shteti gjithmonë do të jetë aty për të gjithë punëtorët, gjithmonë do të jetë për të gjithë pensionistët, për të gjithë qytetarët në shtet sepse qytetarët tanë këtë e meritojnë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se hapja e vendeve të reja të punës, në kushte të krizës, e cila mbizotëron jo vetëm në vendin tonë, jo vetëm në vendet e rajonit dhe të Evropës, por në mbarë botën, ka një rëndësie të madhe për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Të gjithë e shohim vlerën e hapjes së njerëzve tanë, të gjithë e shohim vlerën e marrëdhënieve tona të mira miqësore edhe me SHBA-në edhe me BE-në. Të gjithë në fund të ditës e shohim vlerën e vendimeve të vështira që i merr Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Vetëm me vendime të këtilla të vështira, me lidership, me udhëheqje të popullit të vet mund të arrihet deri te çmimi i madh. Dhe çmimi i madh është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
BE-ja është koncept i shteteve të bashkuara, në të cilat ka drejtësi sociale, progres ekonomik dhe demokraci. Kjo është ajo që qytetarët tanë e meritojnë dhe për këtë ia vlen të luftojmë, të sjellim vendime të mira, vendime të vështira sepse në fund të ditës ai çmim i madh i anëtarësimit në BE, për të qenë në të njëjtën tryezë të madhe me të gjithë vendet e BE-së dhe për të pasur njerëz më të lumtur dhe më të pasur për këtë gjeneratë dhe për gjeneratat e ardhshme”, konkludoi Kryeministri Kovaçevski.
Drejtori i zonës së ZZHTI, Jovan Despotovski, theksoi se investitorët besojnë në potencialet dhe kapacitetet e vendit tonë dhe se me konceptin e ri të ZZHTI-it, i cili zbatohet për një vit e gjysmë, po arrihen rezultate.
“Kemi treguar se dimë të sjellim investitorë të rinj, por edhe të shfrytëzojmë potencialin e atyre që ekzistojnë.
Kjo fabrikë e dytë e Kemet Electroniks, që investon 23 milionë euro shtesë, është pikërisht një shembull dhe dëshmi e tillë e besimit të investitorëve që besojnë në potencialet dhe kapacitetet e vendit tonë. Anëtarësimi NATO dhe stabiliteti janë thelbësore për investitorët që dëshirojnë klimë të parashikueshme. Me konceptin e ri të ZZHTI, për vetëm 18 muaj kemi arriturs kontrata prej 620 milionë eurosh, që sjellin mbi 4000 punonjës. Vetëm “Kemet Electroniks” do të dyfishojë numrin e punonjësve në mbi 800.
Kjo kompani vetëm gjatë këtij viti ka rritur dy herë pagat e punonjësve të saj. Qëllimi që i vendosim vetes nuk është vetëm rritja e numrit të vendeve të punës, por edhe ato më të paguara. Mbetemi të përkushtuar në këtë qëllim, duke siguruar mbështetje të plotë për investitorët”, tha Despotovski.
Fjalim i Kryeministrit Kovaçevski në hapjen solemne të fabrikës së dytë të kompanisë amerikane Kemet në ZZHTI Shkup 1
Me të vërtetë bëhet fjalë për një kompani me teknologji të lartë që punon me makineri dhe mjete bashkëkohore që edhe unë kam mundur t'i përdor gjatë punës sime të shkurtër këtu.
Dua të shpreh respektin tim për zëvendëskryetarin e „Kemet Elektroniks”, z. Majer. Me z. Majer, jemi takuar për 30 minuta në një takim të vetëm që kemi pasur dhe ka mjaftuar që ata të marrin vendimin final për ndërtimin e fabrikës së dytë në vendin tonë. Kjo është arsyeja pse unë jam mirënjohës.
Dua të përshëndes edhe drejtoreshën e kompanisë, znj.Ilioska si përfaqësuese e menaxhmentit të korporatës së „Kemet Elektroniks”.
Para së gjithash dua t’ju përshëndes ju, të nderuar punonjës në kompani, se as nuk mund të funksionojë dhe as të ec para.
Të nderuar anëtarë të Qeverisë, i nderuar drejtor i ZZHTI-së.
Gati një vit më parë, kur u bëra Kryetar i Qeverisë, së bashku me ekipin tim hymë në një fillim të ri të motivuar. Motivimi dhe puna në ekip janë faktorët kyç për suksesin e çdo ekipi, por mbi të gjitha duhet të ketë një strategji dhe të ketë një vizion se ku dëshiron të shkojë. Kur e them këtë, nuk e kam fjalën vetëm për kohën që kam qenë Kryeministër, por flas për tërë përvojën time në karrierën time profesionale të deritanishme.
Që një kompani të arrijë qëllimet e saj, para së gjithash duhet të kujdeset për punonjësit e vet, të kuptojë nevojat e tyre, t'i motivojë ata, sepse vetëm në këtë mënyrë do të krijojë një atmosferë në të cilën punonjësi do ta shohë kompaninë si të tijën dhe si pjesë e vetes.
Kam kaluar 22 vite në sektorin privat, 2.5 vjet kam punuar në një fabrikë njësoj si ju dhe ka qenë një periudhë e mrekullueshme e jetës sime, sepse kur punon në një fabrikë çdo ditë krijon diçka të re.
Unë e di që kjo fabrikë do të zhvillohet sepse e kam ndjekur me kujdes prezantimin e drejtorit Majer dhe nëse shikojmë të dhënat për rritjen mesatare vjetore të industrisë në të cilën ata punojnë, atëherë besoj se menjëherë pas fabrikës së dytë, do të ketë fabrikë të tretë në Shkup të “Kemet Electroniks”.
Kjo sepse tregu është në rritje, sepse "Kemet Electroniks" shet produkte jashtëzakonisht cilësore dhe sepse ne si Qeveri do të japim ndihmë dhe mbështetje që ky zgjerim të ndodhë këtu, e jo në ndonjë shtet tjetër.
Jam i nderuar që jam sot këtu në këtë kompani 85-vjeçare që ka luajtur një rol qendror në zhvillimin e teknologjive kritike për zhvillimin e industrive të reja në energjinë e ripërtërishme, inteligjencën artificiale, automjetet elektrike dhe industrinë në përgjithësi. Gjithçka që përmenda janë tendencat më të fundit në zhvillimin industrial në botë.
400 punonjës tanë tashmë punojnë në fabrikën e parë të “Kemet Electroniks” e cila prodhon kondensatorë për industrinë e automobilave në Maqedoninë e Veriut. Sipas planit të kompanisë, i cili u tregua shpejtë, në afat të mesëm do të ketë 500, 600 dhe 700 punonjës.
Në fabrikën e dytë janë planifikuar 360 punonjës të rinj. Vendimi i kompanisë për të zgjeruar prodhimin në Maqedoninë e Veriut, për të ndërtuar një kapacitet të ri prodhues dhe për të ofruar punësim të ri është një konfirmim i politikave të mira ekonomike që kemi ne si Qeveri dhe natyrisht politikave ekonomike që nuk kanë të bëjnë vetëm me mbështetjen e investitorëve por edhe dhe të mbështesim punonjësit sepse politikat që kemi për të mbështetur investimet synojnë edhe rritjen e pagave të punonjësve dhe rritjet e fundit të pagave pikërisht këtu tek “Kemet Electroniks” tregojnë se po japin rezultat.
Edhe kur flisnim me sindikatat për rritjen e pagës minimale, në kompanitë në ZZHTI dhe në mesin e anëtarëve të Odes Ekonomike nuk ishte fare temë negociatash sepse ata vetë thanë se nuk ishte problem të bëhej duke pasur parasysh, sepse ata vetë dhe menaxhmenti dhe pronarët e këtyre fabrikave të mëdha duan që punonjësit të marrin sa më shumë të ardhura sepse kështu rriten kompanitë e tyre.
Gjatë periudhës së kaluar kemi kaluar kriza vërtet të mëdha, e para ishte Kovidi shkatërrues, korona që mbylli tregjet, vështirësoi kanalet e furnizimit dhe për këtë arsye si Qeveri ndihmuam me 1.2 miliardë euro për t’u ballafaquar me të njëjtën me kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, kompanitë për të mbajtur vendet e punës, për të mbajtur likuiditetin që të vazhdojnë të punojnë më pas. Kjo u konfirmua si e suksesshme, sepse të gjitha fabrikat në vend, pas krizës së koronës vazhduan të punojnë edhe me prodhim të shtuar.
Por më pas erdhi kriza energjetike, lufta në Ukrainë. Sërish mbyllje e tregjeve dhe akoma më keq rritje e çmimeve të energjisë, lëndëve të para, rritje e shpenzimeve të jetesës. Edhe atëherë edhe tani edhe tani përsëri kemi pako për ndihmë - pako kundër krizës për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, për ata që kanë pensionet më të ulëta, që kanë të ardhura të ulëta që realisht nuk mund të bëjnë të ardhura shtesë nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Bëhet fjalë për prindër të vetëm, persona me aftësi të kufizuara, pensionistë me të ardhurat më të ulëta etj.
Konsideroj se duhet të jemi një shoqëri solidare dhe të gjithë duhet të ndihmojmë. Por kjo ndihmë, ajo ndihmë vjen nga ju që punoni në sektorin privat. E përsëris gjithmonë, vlerën e një shoqërie e krijon sektori privat. Ju jeni ata që krijoni vlerë, jeni ata që paguani taksat, jeni ata që krijoni vlerën e kompanive nga të cilat paguhet tatimi mbi fitimin.
Prandaj, punonjësit që punojnë në sektorin privat do të kenë gjithmonë respektin tim më të madh, sepse kam qenë pjesë e sektorit privat për 22 vite.
Nëse shikojmë numrat, të cilat i tregoi drejtori i “Kemet Electroniks”, ka një informacion shumë të rëndësishëm. “Kemet Electroniks” ka të hyra vjetore, të cilat janë më të mëdha se të hyrat vjetore të buxhetit të Maqedonisë. Këtë e bën me 45,000 punonjës. Buxheti ynë ka pak më pak të ardhura se Kemet Electroniks, por këtë e bën me 3-fishin e numrit të punonjësve.
Prandaj mendoj se vendi ynë ka nevojë për një riorganizim të administratës publike dhe ka nevojë për respektimin e parimeve më të fundit të menaxhimit për praktikat e menaxhimit në mënyrë që të bëhet një shërbim më efikas dhe produktiv për të gjithë qytetarët në vend.
Kjo është një arsye tjetër pse them gjithmonë se punonjësit dhe punëtorët në sektorin privat janë ata që krijojnë vlerë dhe produktivitet gjithnjë e më të madh për shtetin.
Ka shumë më tepër për të thënë për “Kemet Electroniks”, por historia e “Kemet Electroniks” tregohet më së miri nga klientët e tyre dhe ata produktet përfundimtare të të cilëve përfshijnë produktet që ju bëni. Nga Tesla, nga Bosch dhe marka të tjera botërore.
Ajo që mund të them është se shteti do të jetë gjithmonë aty për të gjithë punëtorët, do të jetë gjithmonë aty për të gjithë pensionistët, për të gjithë qytetarët në shtet sepse qytetarët tanë e meritojnë.
Dhe në fund, ne të gjithë e shohim vlerën e transparencës së njerëzve tanë, të gjithë e shohim vlerën e marrëdhënieve tona të mira miqësore si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në. Në fund të fundit, të gjithë e shohim vlerën e vendimeve të vështira të marra nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Vetëm me vendime kaq të vështira, me udhëheqje, me udhëheqjen e njerëzve të vet mund të arrihet çmimi i madh. Dhe çmimi i madh është anëtarësimi në BE. BE-ja është një koncept i shteteve të bashkuara, në të cilat ka drejtësi sociale, progres ekonomik dhe demokraci.
Kjo është ajo që qytetarët tanë meritojnë dhe për këtë ia vlen të luftojmë, për të marrë vendime të duhura, vendime të vështira sepse në fund të ditës ai çmim i madh i anëtarësimit në BE, të jemi në të njëjtën tryezë të madhe me të gjithë vendet e BE-së dhe të kemi një jetë më të lumtur më të pasur të kësaj gjenerate dhe të gjeneratave të ardhshme.
Faleminderit, ju uroj shumë shëndet, sukses dhe lumturi.